Arta Dobroshi, fton qytetarët në marsh

Një muaj pasi mori çmimin e rëndësishëm kinematografik “Shooting Star 2013” në festivalin "Berlinale", aktorja Arta Dobroshi angazhohet në vendlindjen e saj. Jashtë botës së filmit, roli i saj është i bashkë-organizatores së një marshi në Prishtinë.
Dobroshi ka ftuar qytetarët e Kosovës që të protestojnë sërish para KEK-ut për faturat e larta të energjisë elektrike dhe mungesën e përgjegjësisë nga institucionet kompetente. Kjo protestë do të vazhdojë me parakalimin e protestuesve drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
“Ky është moment i madh. Kemi dalë për të ftuar popullin tonë , për të ardhur dhe për të treguar se janë kundër korrupsionit’’, ka thenë Dobroshi.
Marshi i nesërm do të zhvillohet me moton: “Kundër korrupsionit – Për zhvillimin e shtetit”. /Indeksonline/