E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arta: Nuk e ndjej vapen, merrem me pune

Duket se Arta Bajrami deri me tani nuk e ka ndjere efektin e temperaturave te larta, per shkak te angazhimeve te shumta rreth pergatitjes se albumit dhe xhirimet e videoklipit te ri. "Deri tani temperaturat nuk kane ndikuar aq shume te une, per arsyen se kam pasur shume angazhime ne pergatitjen e albumit", ka thene Arta per gazeten kosovare "Infopress", duke sugjeruar se nje mundesi e mire per te shmangur te nxehtit eshte qendrimi ne shtepi. "Dal vetem atehere kur e kam te domosdoshme. Mundohem te qendroj ne shtepi dhe keshtu e kam me lehte. Por jane edhe angazhimet e shumta ne mbremjet muzikore e keshtu pas lodhjes se madhe pushoj gjate dites", ka shtuar kengetarja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›