"JAB Resources", uzine ferro-kromi ne Shqiperi
Kompania e burimeve minerale "JAB RESOURCES LIMITED" eshte duke planifikuar zgjerimin e aktivitetit te saj mbi kromin ne Shqiperi, pas marrjes se dy lejeve te reja te zbulimit, te dhena nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. Drejtori Ekzekutiv i "JAB Resources", z. Rob Murdoch sugjeroi qe dy lejet e reja te eksplorimit, te cilat mbulojne zonen e Tropojes se bashku me lejen ekzistuese per zonen e Kalimashit, mund te pajisin "JAB Resources" me nje potencial te madh burimesh kromi, cka dhe i japin mundesi kompanise, te filloje planifikimin e realizimit te nje projekti afat gjate dhe frutdhenes ne Shqiperine Veri-Lindore. Z Murdoch, shtoi se, "JAB" filloi kerkimet per krom ne vitin 2008 dhe pas nje studimi te suksesshem fizibiliteti, se fundmi ka aplikuar per lejen e pare minerare te shfrytezimit te kromit, siperfaqe e cila eshte brenda lejes se zbulimit 1125 ne Kalimash. Pas marrjes se lejes se shfrytezimit, "JAB" planifikon fillimin e ndertimit te menjehershem te nje karriere moderne dhe fabrikes se pasurimit, qe do te jete edhe faza e pare e projektit. Murdoch shtoi se ngritja e nje uzine ferro-kromi si vijim logjik i hapjes se karrieres dhe fabrikes se pasurimit, do te siguronte akoma me shume punesim dhe mundesi biznesi, cka do te perbeje dhe fazen e dyte te projektit. Murdoch shtoi se ngrija e nje uzine ferro-kromi do t'i jape mundesine "JAB Resources" te permiresoje koncentratin e prodhuar nga fabrika e pasurimit me permbajte nga 40% Cr2O3 ne 60% metal kromi, gje qe rrit ne menyre te konsiderueshme vleren ne euro, (valute) te marre nga eksporti Shqiptar. JAB e konsideron ndertimin e kesaj uzine ferro- kromi, mbeshtetur ne teknologjine me te avancuar te njohur sot si Direct Current Electric Arc Ferrochrome Smelter, e afte per te perdorur koncentrat kromi qe kompania do ta prodhonte nga fabrika e pasurimit, pa qene nevoja qe te briketohet, cka do te ishte shume e kushtueshme. Sipas z. Murdoch nese testi paraprak do te demonstronte se nje uzine ferro-kromi do te mund te ndertohet ne Shqiperi, kjo do te thote se vlera do te ishte me e larte, nderkohe qe punesimi dhe shkembimi i valutes do te shtohej shume me teper sesa te eksportohej vetem si koncentrat.