Asambleja e OKB-së zgjedh 5 vendet e reja anëtare
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka zgjedhur pesë vende anëtare të reja të Këshillit të Sigurimit. Brazili, Nigeria, Gaboni, Libani dhe Bosnjë-Hercegovina i përkasin për dy vjet forumit më të lartë të OKB-së në Nju Jork. Ato zevëndësojnë më 1 janar 2010 Libinë, Ugandën, Vietnamin, Kosta-Rika-n dhe Kroacinë. Gjithsej janë 15 anëtarë në Këshillin e Sigurimit që përfaqësojnë Kombet e Bashkuara. Pesë prej tyre janë të përhershëm dhe kanë të drejtën e vetos. Ato janë: SHBA Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe.