Polonia e Rumania preken nga moti i keq, viktima
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të acartë në Poloni. Ky vend, ashtu si edhe shumë shtete të tejra europiane, por jo vetëm, është përfshirë nga një mot i ftohtë, me ulje të konsiderueshme të temperaturave, me reshje të dendura të dëborës dhe ngrica. Në një situatë të tillë është thuajse e gjithë Europa Qendrore. Qindra mijëra banorë të kësaj pjese europiane po përballen me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe furnizimit me gaz, ndërkohë që rrugët automobilistike janë në kaos si pasojë e trafikut. Dhjetëra mijëra çekë u përballën me mungesën e energjisë dhe të gazit pas reshjeve të dëborës dhe stuhive të dimrit të parakohshëm që ka përfshirë këtë vend.
ndërsa vazhdon të rritet niveli i reshjeve të dëborës në Alpet austriake në orët e fundit, dhe sipas autoriteteve trashësia ka arritur në 90 cm.
Reshje të dendura dëborë kanë prekur edhe Rumaninë e cila është zbardhur krejtësisht. Kjo situatë ka bërë të ndërpritet energjia për qindra fshatra dhe qytet, ka sjellë bllokimin e rrugëve dhe ka detyruar autoritetet aeroportuale të mbyllin dy aeroporte te Bukureshtit, por gjithashtu edhe disa porte detare. Meteorologet njoftojnë se dëbora do të vazhdojë të bjerë ndërsa temperaturat priten të ulen në - 16 gradë Celsius. Jugu i vendit paraqet situatën më problematike. Ministria e jashtme ka njoftuar se 1300 turistë kanë mbetur te bllokuar në vend për shkak të motit.