E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Lame po e mërzit kryetarin

30-03-2013 / Nga Artur Bego

Sulmi ndaj komunitetit LGBT ka tronditur ekuilibrin tek 99-shat e PS-së, të cilët po mundohen të gjejnë aleatë për të fashitur polemikën. Megjithatë masat nuk shërojnë dot mërzitjen e kryetarit Rama, i cili s’do të flitet për këtë komunitet, i cili i bën presion përditë që të thotë për ta ndonjë fjalë të mirë, edhe publikisht

Artan Lame ka rifilluar ta mërzisë Edi Ramën, kryetarin e PS-së, për pasojë edhe kryetarin e tij. Mërzitja e Edi Ramës u shpreh dje nëpërmjet një “letre të hapur” e një grupimi të mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri, i cili (grupimi) i kërkonte (Edi Ramës), të distancohej nga qëndrimi i publicistit Artan Lame.
Po cilat janë “mëkatet” e Artan Lames…?
Të paktën janë dy…, “futja vetes” dhe “futja shokut” (lexo: “futja kryetarit”).
* * *  
Në një gazetë të përditshme rreth një javë më parë Artan Lame, sigurisht pa harruar “statusin” e tij opozitar, në një analizë të konsiderueshme rendiste “dhjetë dështimet e shtetit”, duke ngatërruar me dashje, nga njëra anë prirjet e pedofilit Prrenjasi dhe nga ana tjetër prirjet e disa njerëzve që kanë qejf “ti bien by…”, të grupuar në disa LGBT-ëra.
Në përfundim të analizës së “dhjetë dështimeve të shtetit”, Artan Lame, pa e menduar gjatë, ndoshta edhe duke menduara me “dritë-shkurtësi” se “po lante bythën me shurrë”, e po i bënte qejfin shefit (në rastin konkret, kryetarit Edi Rama) arrinte edhe në një konluzion i cili, sipas tij lidhet me paaftësinë “që për 1000 vjet të ndërtonim një shoqëri kompakte, të paaftë që për 100 vjet të krijonim një shtet të aftë; të paaftë që për 20 vjet të krijojmë një shtet modern; si mund të presim që Ardiani, që është thjesht produkt i gjithë këtyre paaftësive, të jetë burrë i mirë!”…
Këtu Artan Lame ia ka future edhe vetes.
“Në vend të vinte vetulla nxori sytë”…, sepse jo vetëm që provokoi një reaksion të kryetarit Edi Rama, të shprehur nëpërmjet një grupimi prej të shumë të tillëve LGBT-ërash, por edhe ka “futur veten në qorrsokak”, duke e future edhe veten te “produktet e mos qenies së një burri i mirë”. Nuk ka se si Artan Lame të bëjë përjashtime dhe për pasojë ne të gjithë të presim që përballë paaftësisë që, “për 1000 vjet të ndërtonim një shoqëri kompakte, të paaftë që për 100 vjet të krijonim një shtet të aftë; të paaftë që për 20 vjet të krijojmë një shtet modern; si mund të presim që Artan Lame, që është (edhe ky) thjesht produkt i gjithë këtyre paaftësive, të jetë burrë i mirë!”…
* * *
Nejse…!
Analiza e Artan Lames, ka edhe “anën tjetër të medaljes”.
Ky reagim i Artan Lames, “nga dëshira e mirë për të bërë mirë”, duke tentuar një frymë opoziatarizmi në shkrimin e tij anti-pedofilë e anti-LGBT-ërash, pa dashur “ka prekur në kallo”, jo aq situatën e gejve, se sa problemin e Edi Ramës për tu shprehur për orientimin e tij seksual.
Përballë kësaj “barriere” që kryetari i Artan Lames ka vetëngritur, ai (Edi Rama), nuk do që t’ia prekin këtë komunitet LGBT-ërash, por për më tepër nuk do ta prekë këtë temë.
Këtu Artan Lame ia ka futur shokut…, më saktë kryetarit të PS-së Edi Rama, për pasojë edhe kryetarit të tij.
Ndaj nuk pritet, që pas “letrës së hapur” të djeshme, të një prej grupimeve të mbrojtjes së të drejtave të komunitetit të LGBT-ërave, Edi Rama, “si Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, të distancoheni publikisht prej qëndrimeve të tij (Artan Lames), duke ditur se ai është një nga anëtarët e strukturave drejtuese të PS”.
Thjesht, “letra e hapur” e një prej grupimeve të mbrojtjes së të drejtave të komunitetit të LGBT-ërave, është reagimi i Edi Ramës, ndaj Artan Lames.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›