Berisha Kjo mazhorance do beje ceshte e mundur per te zgjidhur problemet
“Kjo mazhorancë do të bëjë ç’është e mundur për të zgjidhur problemet e vendit dhe interesat e qytetarit”.
Ky është premtimi që ka bërë kreu i qeverisë, Sali Berisha, sot përmes foltores së Kuvendit, në interpelancën e kërkuar nga deputeti socialist, Erjon Braçe.
Sipas tij, është pikërisht kjo qeveri që arriti të dyfishojë rrogat dhe pensionet e vendosi barrën fiskale më të ulët në vend.
“Sot pensioni minimal është 100 dollarë, ndërsa rroga minimale është 210 dollarë. Ne i dhamë vendit rritje dy-shifrore të ekonomisë”, sqaroi ai në lidhje me këta zëra.
Duke akuzuar më pas opozitën se ajo ka frikë nga vota e saj.