KQZ miraton vezhguesit afatgjate shqiptare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ne mbledhjen e djeshme kerkesen e Shoqates per Kulture Demokratike per te akredituar nje numer vezhguesish afatgjate numri i te cileve arrin ne 145. Se bashku me ekipin e zgjeruar te vezhguesve te OSBE/ODIHR-it dhe personelit qe pritet te vendoset ne Tirane edhe nga BE-ja apo ShBA-te ky eshte nje tjeter korpus njerezish qe do te mbajne nen mbikeqyrje procesin zgjedhor te 8 majit 2011. Duhet thene se ky eshte nje rekord per Shqiperine e cila qe prej vitit 1997 hyn ne nje gare shume te tensionuar dhe te paraprire edhe nga konfrontimi fizik. Per me teper qe procesi i ardhshem formalisht lidhet me konfirmimin administrativ ne njesite e pushtetit vendor dhe si i tille parimisht do te duhet te ishte me i zhvendosur nga klima e ashper politike.
Po dje KQZ-ja ka vijuar me punen e vet administrative ne shqyrtimin e kerkesave ankimore. Pervec pretendimeve dhe akteve per caktimin e Vendeve te Numerimit te Votave KQZ-ja ka shqyrtuar edhe disa kerkesa ankimore qe kane te bejne me regjistrimin e listave shumemerore sic ishte edhe rasti i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne Komisionin e Zones se Administrimit Zgjedhor nr. 64 ne Sarande ne Qarkun e Vlores. Pavaresisht aspektit formal dhe teknik diskutimi mbi kete ceshtje ka rendesi sepse lidhet me permbajtjen e fletes se votimit.