Artet, ndryshojne kriteret e konkursit
Pervec rritjes se kerkesave, sivjet do te jene ndryshe edhe koeficientet e lendeve me zgjedhje
Risia, shkrihet Kompozicioni, Dirigjimi dhe Muzikologjia, me Pedagogjine Muzikore. Kush merr 120 pike, studion ne tri te parat. Rregulla te forta edhe ne Kitare dhe Piano. Do kete me shume kerkesa ne perzgjedhjen e talenteve. Konkurset e pranimit ne Akademine e Arteve, per vitin akademik 2009-2010, do te pesojne nje sere ndryshimesh, te cilat do te synojne rritjen e kerkesave ndaj konkurrenteve.
Konkursi
Keshtu, duke filluar nga ky vit, konkurset e Kompozicionit, Muzikologjise dhe Dirigjimit, do te bashkohen ne nje te vetem, me konkursin per pedagogjine muzikore, nderkohe qe ne vitet e kaluara, tri deget e para kishin gjithsecila konkurs me vete. Rektori i Akademise se Arteve, Petrit Malaj shpjegon se ndryshimet ne kompozicion dhe dirigjim jane bere per disa arsye, ku ajo qe ai theksoi me shume, eshte cilesia e dobet e studenteve qe kane nxjerre keto konkurse ne vitet e kaluara. "Ne kompozicion dhe dirigjim, ndryshimet jane bere per disa arsye. E para, pranimet, historikisht nuk kane perligjur qellimin e ketyre formimeve. Ne keto vite kemi shume pak kompozitore, muzikologe dhe dirigjente, ne nje kohe kur cdo vit kane fituar te drejten per te ndjekur keto dege 6-8 studente. E dyta, eshte pergatitja paraprake e konkurrenteve. Pergjithesisht vijne konkurrente me pergatitje ne fizarmonike ose nga studimet me instrumente, me prirje dhe informim te dobet dhe te tjere qe nuk jane cilesore, dhe kjo demton cilesine e mesimdhenies. Per kete fakt kemi menduar te bashkojme konkurset e kompozicionit, muzikologjise dhe dirigjimit me pedagogjine muzikore", - sqaroi rektori Malaj.
Skema
Bashkimi i konkurseve do te sjelle rrjedhimisht skeme te re perzgjedhje. Konkurrentet me te mire, qe marrin 120 pike ne lendet profesionale, do te vazhdojne studimet ne deget Kompozicion, Muzikologji dhe Dirigjim, ndersa ata qe vleresohen me me pak pike, kalojne ne degen Pedagogji Muzikore. Ajo qe vjen si risi tjeter ne Akademine e Arteve, ne vitin akademik 2009-2010, eshte hapja per here te pare e deges se Pedagogjise Muzikore, qe do te pergatise mesuesit e ardhshem te muzikes ne shkollat e arsimit baze dhe atij te mesem. Rektori, Malaj vleresoi se "Pedagogjia Muzikore eshte tashme nje dege e domosdoshme per t'u hapur, kjo pasi kete e kerkojne edhe shkollat e mesme ku jepet muzike. "Eshte mire qe mesues muzike ne shkolla te mos shkojne persona, te cilet kane mbrojtur diplomen per nje instrument te caktuar, le te themi flaut apo violine, por te shkoje nje student i pergatitur pikerisht per Pedagogjine Muzikore, i cili njeh elementet e muzikes se asaj lende qe jepet ne arsimin baze dhe ate te mesem", - tha rektori i Akademise se Arteve, duke informuar me tej se kerkesa te rrepta ne konkurs do te kete edhe ne deget Piano dhe Kitare, ku cilesia e studenteve ne vitet e kaluara, ka lene per te deshiruar.
Piktura
Ndryshime te pritshme do te kete edhe ne konkursin qe do te zhvillohet ne Fakultetin e Arteve Pamore, i cili kete vit do te ndryshoje emer, duke u quajtur Fakulteti i Arteve te Bukura. Me Karten e Bolonjes, ndarja e deges nga konkurrentet do te behet ne diten kur ata do te zhvillojne konkursin.
Specialitetet
Ne vitet e kaluara, ndarja e specialiteteve ne Fakultetin e Arteve Pamore eshte bere ne vitin e dyte, ndersa ne vitin e pare ka qene i perbashket. Rektori Malaj, saktesoi se packa ndryshimit te kryer, viti i pare per studentet ne Fakultetin e Arteve te Bukura do jete i perbashket.