E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Levizje e lire ne Evrope, pas mandatit te dyte"

Ministri i Jashtem, njekohesisht deputeti i Partise Demokratike, Lulezim Basha mori pjese ne nje takim me elektoratin e PD-se ne Gramsh, ku foli per perspektivat e Shqiperise gjate mandatit te dyte qeverise se kesaj mazhorance. Perpara qytetareve te Gramshit, ministri Basha deklaroi se ne rast se qeveria Berisha merrte nje mandat te dyte qeverises atehere qytetaret shqiptare do te perfitonin edhe levizje te lire ne Evrope brenda vitit te pare. Nga ana tjeter ministri i jashtem, Lulezim Basha deklaroi se me nje mandat tjeter qeverises te kesaj mazhorance, shqiptaret do te kishin mundesi te realizon endrren e tyre evropiane, duke qene anetare me te drejta te plota ne BE. Po keshtu ministri Basha, deklaroi se Shqiperia eshte de facto anetare e NATO-s dhe kjo mund te quhet nje arritje e rendesishme e qeverise se drejtuar nga kryeministri Berisha. Ministri Basha kontestoi edhe imazhin publik te kreut te PS-se, Edi Rama te cilin e konsideroi fals dhe qe nuk i binte shqiptaret per ndryshim. Ai ehste shprehur kunder qendrimeve te liderit socialist, i cili per gjithcka qe qeverisja ka bere ne funksion te integrimit eshte shprehur me nota negative.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›