E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, 23 milione leke per rikonstruksionin e cerdhes 26

Me nje fond prej rreth 23 milone lekesh nga te ardhurat e Bashkise se Tiranes, eshte mundesuar rehabilitimi i cerdhes se femijeve Nr.26, ne kryeqytet. Kryetari i Bashkise Edi Rama, i pranishem ne inaugurimin e kesaj cerdheje, ka sjelle edhe nje here ne vemendje, kerkesen e vazhdueshme te Bashkise se Tiranes per venien ne dispozicion te pronave dhe te aseteve publike me qellim kthimin e tyre ne funksion te qytetareve dhe komunitetit. Sipas tij, ka asete publike qe cilat duhet t'i jepen Bashkise, sepse eshte e vetmja bashki ne bote qe sot nuk disponon asnje prone per ta kthyer ne funksion te sherbimeve sociale per femijet, per nxenesit, per familjet, per komunitetet. "Eshte nje domosdoshmeri, eshte nje premtim i dhene ne vitin 2005 dhe sipas se cilit, deri ne vitin 2007 do te transferoheshin pronat per pushtetin vendor dhe eshte i vetmi pushtet vendor qe ende nuk ka marre pronat qe i takojne per t'ua vene ne sherbim qytetareve, per t'ua vene ne sherbim komuniteteve" tha Rama. Me pas ai ka permendur rastin e shkolles se Bregut te Lumit qe sipas tij nuk eshte i vetmi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›