Spahia: PLL, nga 18 korriku 2005, asnje lidhje me LZHK
Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit Ekrem Spahia gjate nje takimi me legalistet e rrethit te Matit, theksoi rendesine e fitores se zgjedhjeve te 28 qershorit nga maxhoranca ne pushtet, si domosdoshmeri kombetare per te vazhduar ne rrugen e proceseve integruese te nisura dhe zhvillimit te gjithanshem te Shqiperise . Sipas Zyres se Shtypit prane kesaj partie, Kryetari i PLL-se Ekrem Spahia, i shoqeruar edhe nga nenkryetari Besnik Murati zhvilluan nje takim me Komitetin drejtues te deges se Legalitetit te Matit ne kuader te turit parazgjedhor per zgjedhjet parlamentare 2009. Spahia tha se "dega e PLL e rrethit Mat eshte pa dyshim dega me e mire e Legalitetit ne aspektet organizative dhe elektorale. gje e cila eshte deshmuar ne te gjitha zgjedhjet qofshin ato parlamentare apo vendore", tha. Ai shtoi me tej se fitorja e 28 qershorit nuk eshte thjesht nje deshire e Legalitetit apo e maxhorances aktuale, por se kjo fitore eshte nje domosdoshmeri kombetare per te vazhduar ne rrugen e proceseve integruese, reformave te nisura nga qeveria aktuale. Ne lidhje me ceshtjen e koalicionit te hershem te PLL-se me LZHK-ne, Spahiu sqaroi se "deshirojme t'i bejme me dije te gjithe legalisteve ne lidhje me LZHK-ne, faktin se ajo ishte nje koalicion partish e krijuar vetem per zgjedhjet parlamentare te 3 Korrikut 2005. Per kete arsye, kemi deklaruar publikisht qe prej 18 Korrikut 2005, se nuk kemi asnje lloj lidhjeje me te, cdo kush qe thote te kunderten spekulon me emrin e PLL-se", tha Spahia, teksa ka lexuar dhe letren e trashegimtarit te Fronit, Leka i I.