Rrëzë malit Tarabosh ushtojnë zërat më të mirë koralë
Festivali Ndërkombëtar Koral, zhvillon edicionin e tij të pestë në një skenë mjaft të veçantë në qytetin e Shkodrës. Fshati i Paqes, një mjedis piktoresk rrëzë malit të Taraboshit dhe liqenit të Shkodrës, që administrohet nga famullia “Shën Shtjefni” e qytetit të Shkodrës, ka qënë mikpritësi i tre trupave të para konkuruese. Në një skenë të improvizuar dhe përballë një publiku të zgjedhur, u prezantuan grupet pjesëmarrëse nga Izraeli, Kroacia, Italia, Shqipëria etj. Ansambli artistik i ardhur nga Izraeli, “Naama ensemble”, çeli festivalin. Një suprizë për publikun shkodranë, kishte rezeveruar ky grup kur, pas këngëvë tradicionale të vendit të tyre, intepretuan në fund këngën më të njohur shkodrane, “Lule borë”. Më pas skena ka qenë e tëra për një tjetër grup koral “Fortuna Jenska Kllapa ensemble” i Dubrovnikut të Kroacicë, në repertorin e të cilit kryesisht bënin pjesë këngë me motive dashurie, ndërkohë që grupi italian përfaqësohej kryesisht nga artistët e zonës së Leçes “Coro polifonico feminille del Conaervatario di Leçe”. Stafi organizator i Festivalit e nisi rrugëtimin e koncerteve në qytetin e Shkodrës, si një qytet i kulturës, pasi këtu është edhe tradita korale më e mirë, që së bashku me atë të Korçës, janë më të mirat në Shqipëri. Më pas, festivali do të vijojë prezantimin e tij në qytetet e Lezhës, Fierit dhe Beratit.Pjesë e këtij festivali janë edhe dy kore të tjera nga Shqipëria, me të rinjtë e Tiranës, si dhe kori “Zadeja”.