Rama: Drejt përfundimit ura e Klosit, shumë më e sigurt se më parë

Punimet për ndërtimin e urës së Klosit po shkojnë drejt përfundimit. Kryeministri, Edi Rama ka publikuar pamje këtë të diel në Facebook, ku shkruan se me zgjerimin e saj dhe montimin e trarëve, ura do të jetë shumë më e sigurt dhe më funksionale se më parë.
“Po i jepet dora e fundit punimeve në Urën e Klosit, ku tashmë me zgjerimin e saj dhe montimin e trarëve do të jetë e hapur për lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve, shumë më e sigurt dhe funksionale se më parë”, shkruan kryeministri.
/rtsh.al/