E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arti i kompromisit

Buder i porosit artistet e rinj nga Kosova qe te jene ne gjendje te bejne kompromis me projektet e tyre filmike nese duan qe te prezantohen para audiences nderkombetare. Nga Milot Hasimja me 09 dhjetor 2010 ne ora 1251

Filmberesit e rinj kosovare duhet te jene te gatshem ta ndryshojne konceptin e filmave te tyre nese mendojne te aplikojne per fonde jashte Kosoves ose nese duan qe filmi i tyre te realizohet ne bashke-prodhim me ndonje vend evropian. Me kete qasje Bernd Buder seleksionues i filmave ballkanik per Berlin International Film Festival e nisi ligjeraten e tij ne kuader te festivalit SKENA UP.

Sipas Bernd Buder pjesa derrmuese e filmave qe prodhohen nga artistet ballkanas kane nje mesazh i cili nderlidhet me politiken. 147Rast i njohur eshte Jasmila Zhbanic e cila para disa vitesh ka fituar ariun e arte dhe tani eshte kthyer ne Berlinale me nje film i cili ka nje mesazh te qarte politik148 thote Buder. Ai pohon se ne Evropen perendimore kur permendet Ballkani menjehere producenteve evropian mendja iu shkon mendja tek Emir Kusturica.

147Nje nga klishete e krijuar eshte se ne filmat e Ballkanit eshte e pranishme tema e luftes148 tregon ai duke shtuar se 147filmi mund te kete nje ton politik ne forme metafore por mendoj se per te pasur nje audience nderkombetare eshte qe vlera kryesore e filmit te jete ne sensin e artit. Politika thote Bernd Buder ne 5 vitet e fundit eshte teme kryesore e filmave nga Ballkani. Sipas Buder lufta ndodhur ne vendet e ish-Jugosllavise ka lene gjurme edhe ne kinematografine e vendeve te Ballkanit.

Ky koncept sipas Buderit duket se e ka ngopur deri diku audiencen nderkombetare. Ai te merkuren i porositi studentet e rinj te filmit ne Kosove qe te mesojne nga shembulli i Rumanise 150 filmberesit e rinj te te cilit vend kane arritur qe problemet e tyre te perditshme ti perkthejne ne film permes perdorimit te nje gjuhe universale. Ai tha se artistet rumune dhe ata turq e kane me te lehte te depertojne ne tregun e Europes Perendimore sesa koleget e tyre nga Ballkani ngase ne Turqi e Rumani nuk ka patur luftera se voni dhe se artistet atje jane me pak te ngarkuar nga lufta dhe politika.

Bernd Buder tregon se nje barriere e cila ndikon qe artistet kosovare te mos verehen ne tregun europian te filmit eshte se nje pjese e regjisoreve kosovare jane ne moshe dhe se shumicen e filmave te tyre e kane realizuar ne produksionin kosovar ndersa regjisoret e rinj jane ende duke punuar qe te njihen dhe se per shkak te mungeses se parave jane te detyruar qe ti hyjne bashke-prodhimit te filmave te tyre. Buder shtoi se filmat per audiencen europiane domosdoshmerish duhet te jene bashke prodhuar me producente europiane qe te kene mundesi financimi ne nivel nderkombetar.

Ai i ftoi regjisoret kosovare qe fillimisht te prezantohen ne festivalet rajonale 150 te cilat nuk duhet te shihen vetem si mundesi te shfaqjes se filmave por po ashtu edhe si vendtakim i artisteve nga Ballkani. Buder i porositi artistet e rinj nga Kosova qe te jene ne gjendje te bejne kompromis me projektet e tyre filmike nese duan qe te prezantohen perpara audiences nderkombetare. Ai ne fund te ligjerates i ftoi ata qe te aplikojne per mundesi te financimit te projekteve te tyre ne kuader te Film Festival Cottbus 150 ku edhe do te shfaqen filmat e realizuar. Bernd Buder eshte edhe seleksionues i filmit ne Film Festival Cottbus 150 festival ky i dedikuar kinemase se filmit europianolindor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›