Proza e shkurter e burgut Velo e paraqet ne dy vellime

Autori Ti harrosh keto gjera eshte e pafalshme.
Gjithe cfare ka shkruar ne njezet vjet ne proze te shkurter me teme hetimin e tij politik nga organet e shtetit diktatorial dhe kampin burg te Spacit Maks Velo i botoi ne dy vellime qe tani quan romane. Respektivisht temes edhe quhen Hetimi dhe Spaci Botimet 55 Tirane 2010.
Ne prezantimin e djeshem Maks Velo tha keta dy libra dalin ne nje moment shume te rendesishem qe ka te beje me disa paragjykime mbi kete letersi dokumentare.
Sipas tij paragjykimet thone se nuk ka me nevoje per letersi burgu se ka nje fare ngopje me kete gjini ne letrat shqipe e levruar kryesisht ne natyren e memuaristikes pas viteve nentedhjete. Velo tha madje se kjo eshte nje letersi e cila refuzohet.
Por une jam munduar ta shoh i ekuilibruar burgun shton ai. Une jo vetem jetoja por mblidhja edhe ngjarjet e kaluara te burgut. Ti harrosh keto gjera eshte e pafalshme.
Me burg dhe diktature ai nenkupton dhunen perceptimi i traumave te se ciles sot eshte i siperfaqshem. Jane shume trauma historike qe e kane bere ate lloj dhune te pakuptimte pa cak pa kah pa drejtim pa fund pa krye pa kembe e pa koke. E une te gjitha keto jam munduar ti jap ne keto dy libra.
Jane puna e 20-25 vjeteve qysh kur dola nga burgu. shte nje nga gjerat qe u lehtesova si ate dite kur dola nga burgu. Ate dite u hapen portat metalike ishte mengjes ishte 6 janari. Kishte rene bore e po leshonte avull nje avull i bukur. Shkuam pastaj drejt autobuseve. Ajo qe ka ndodhur atje nuk eshte vetem vuajtja ime por eshte vuajtja e te gjithe atyre qe kane qene dhe atyre qe skane qene atje.
Pranveren e ardhshme Botimet 55 nxjerrin vepren e plote te autorit letersia dokumentaristike eseistike.
Maks Velo u lind ne Paris ne 1935 por gjithe jeten e coi ne vendin e tij. Emri iu shenua ne listen e artisteve qe u goditen me 1973 pas Plenumit IV te Partise se Punes nje dasme gjaku qe filloi me te ngreme lart frymen revolucionare dhe ne art dhe u mbyll me internime burgime pune te detyruar ne tunele minierash pushkatime dhe varje apo trauma te forta e humbje pergjithmone te gjumit.
Arkitekt ne profesion ne te njejten kohe piktor dhe artist anetar i Lidhjes se Shkrimtareve pas shenjes se Plenumit u denua me 1978 vepra e tij inspirohet nga Modigliani Braque dhe Picasso duke iu kundervene metodes se realizmit socialist. Thuhet ne akuzen ngritur ndaj tij dhe pas kesaj erdhi denimi ne kampin-burg te Spacit. Pra i burgosur politik per artin dhe idete sepse nuk bente art politik nuk mendonte politikisht sic behej ne Shqiperine Komuniste. I dogjen tablote.
U lirua nga burgu ne vitin 1986. Qyshkur ne Shqiperi u permbys diktatura Maks Velo iu kthye jetes se zakonshme. Krijoi pikturoi shkroi. Si piktura si shkrimet kane te perbashket shenjat e zeze mbi te bardhe te vertetat e hidhura. Personi i tij ne publicistiken e shtypit te perditshem ne keto vite perfaqeson nje model oponenti ndaj lodrave shumengjyreshe dhe situates politike te tranzicionit.
shte autor i vellimeve me tregime dhe poezi Palltoja e burgut Thesi i burgut vepres autobiografike Kohe antishenje pjese te se ciles jane perfshire edhe te Hetimi i noveles Klubi Karavasta i permbledhjes 100 poezi i tregimeve Historia e nje cope guri Ese per diktaturen i disa albumeve me vizatime.