Bukuri e harruar mbi gjurmet e Nene Terezes

Biblioteka Kombetare prezanton sot ora 11.00 ekspoziten Mbi gjurmet e Nene Terezes se Kalkutes. shte Instituti Italian i Kultures qe sjell ne Tirane me rastin e 100-vjetorit te Lindjes se Nene Terezes punen qe kane bere dy autore Elisa Venturelli dhe Federica Miglio.
Nga vepra e tyre Bukuri e harruar - The forgotten beauty botuar nga Alessandro Turci Editore prezantohen disa imazhe te hulumtimit te tyre fotografik ne Kalkuta.
Bukuria e harruar qe Nene Tereza e therret ne vargjet e saj poetike kapet ne fotografite e Venturelli-it dhe Miglio-s te cilat deshmojne nga rruget e Kalkutes por edhe nga ajo cka ndodh brenda ne komunitetet e Misionareve te Urdhrit te Nene Terezes Nirmal Hriday Shishu Bhavan Daya Dan e Prem Dan.
Te pranishem ne prezantim do te jene botuesi Alessandro Turci dhe artisti shqiptar Maks Velo i cili i ka kushtuar nje cikel vizatimesh portretit te Nene Terezes dhe filozofise se saj per meshiren dhe bamiresine.