Nje gjuhe shkrimi e njesishme

Fjala qe Eqrem abej mbajti ne Kongresin e drejtshkrimit te gjuhes shqipe qe u zhvillua ne Tirane me 20-25 nentor 1972. Gazeta e riboton ne valen e diskutimeve per permiresimin dhe rishikimin e gjuhes se njesuar.
abej sic vihet re e sheh parimisht kete pune si proces ku ka gjithnje vend per permiresime duke mbajtur parasysh parimet themelore qe i parashtron edhe ketu.
Disa nga ceshtjet e diskutueshme per te cilat jane marre deri aty vendime qe nuk e kane bindur ai i permend ne kete artikull.
Kur Komisia Letrare e Shkodres ne Parimet e rregullat qe caktoi per drejtshkrimin e shqipes aty nga fillimi i vitit 1917 vendosi qe zanorja e e pathekse grupet zanore ie ue ye dhe grupet bashketingellore mb nd e ngj do te shkruhen te plota ashtu si i ruan keto toskerishtja e pjeserisht dhe disa nendialekte te gegerishtes ajo mund te shtonte e te thoshte qe ashtu te plota kane ekzistuar ato dhe jane shkruar pak shekuj me pare ne krejt truallin e gegerishtes dhe se jane te gjithmbarshme te gjuhes.
ihet se shkrimtaret e vjeter te Veriut te shekullit XVI e XVII gjer aty nga mesi i shekullit XVIII Gjon Buzuku Pjeter Budi Frano Bardhi Pjeter Bogdani Gjon Nikolle Kazazi e te tjere nder ta edhe ndonje anonim ruajtes te nje tradite gojore e shkrimore te gjuhes i kane perdorur te plote keta tinguj keto grupe zanoresh e bashketingelloresh dhe se me ane tjeter keto ndihen dhe sot e kesaj dite ne disa treva anesore e si te tilla me konservative te fushes dialektore te gegerishtes.
Ne kohen e shpernguljes se elementit shqiptar per ne Itali i cili rridhte kryesisht prej krahinave jugore te vendit disa nga tiparet themelore te dallimit midis dialekteve kishin zene vend me kohe ne gjuhe po me ane tjeter disa te tjera ndryshime qe verehen ne shekujt e mepastajme ende nuk kishin marre rruge ne vend te tyre ishin ne perdorim fjale forma fjalesh dhe ndertime fjalish te perbashketa per mbare gjuhen. Shohim keshtu qe midis gjuhes qe perdor p.sh.
Gjon Buzuku prej Veriu dhe asaj qe shkruajne arbereshet e Italise duke nisur me Leke Matrangen prej Siqelie krahas me dallimet dialektore ka edhe pika takimi te shenueshme.
Pika takimi te tilla verehen edhe midis gjuhes se atij autori dhe dialekteve shqiptare te Greqise si edhe midis ketyre dialekteve dhe atyre te Italise me njeren ane dhe gjuhes te se tjereve autore te vjeter te Veriut me tjetren ane.
Shkurt pra ne keto variante gjuhesore te Veriut e te Jugut dialektore e letrare pasqyrohet kudo ne vijat e saj te pergjithshme nje shqipe e kalimit nga koha paraturke ne kohen e pare te sundimit osman nga perioda paraletrare ne perioden letrare. shte nje njesi gjuhesore qe manifestohet ne variacione te shumellojshme.
Per arsye te ndryshme te karakterit historik ekonomik e social me mungesen e nje organizimi shteteror te mirefillte e te nje qarkullimi rrugor te rregullt me shpernguljet e brendshme te popullsise sidomos prej katundeve ne qytete me rruget e ndryshme te marredhenieve tregtare me kontaktet e pakta krahine me krahine me dallimet fetare te reja qe erdhen e iu shtuan dallimeve konfesionale qe ekzistonin qemoti ne vend per keto e per te tjera arsye qe eshte veshtire te gjurmohen ne hollesite e tyre ligjerimet e ndryshme te shqipes ne perioden osmane moren nje rruge jo aq afruese sesa me fort larguese pra ne nje fare veshtrimi nje zhvillim me fort divergjent se konvergjent. Ketyre arsyeve te nje karakteri te pergjithshem jashtegjuhesor vjen e u shtohet edhe nje faktor i natyres gjuhesore.
Tradita e shkrimit e cila ne kohet e para kishte marre nje hov te ri ne Shqiperi per disa rrethana te brendshme e te jashtme me nje ane per ti vene sadopak nje ledh depertimit te fuqishem te islamizmit ne vend me ane tjeter duke u perfshire ne fushaten e Kunderreformes ne Europe vertet se nuk u nderpre krejt ne perioden prej shekullit XVI gjer ne Rilindjen letrare te shekullit XIX si vazhdon te mendohet shumekund gjer me sot po megjithate ra fashe ne shume pikepamje.
U kufizua me nje ane ne nje leterkembim tregtar e privat me ane tjeter ne shkrime te hartuara me qellime praktike te sherbimit fetar me ane tjeter me disa shkrime letrare laike te nje karakteri pak a shume privat qe mezi qarkullonin perbrenda disa rretheve shoqerore te ngushta.
Asnje nga keto shkrime fetare e laike nuk arriti te ngrihej ne shkallen qe te shihte driten e botimit. Arsyet per kete vetem pjeserisht mund te kene qene te natyres praktike si do te ishin mungesa e shtypshkronjave dhe e mjeteve pekuniare.
Arsyeja kryesore e ketij shkimi mbrapa e kesaj renieje letrare do kerkuar me fort ne mungesen e nje ideje sociale me te pergjithshme e cila ne cdo vend e ne cdo kohe ka vene njerezit ne levizje dhe ka gjetur mjetet e realizimit.
Mungesa e nje ideje te tille beri qe keto shkrime mbeten qellim ne vetvete dhe nuk paten asnje lidhje asnje konvergjence ne mes te tyre.
Gjuhet e perbashketa te shkrimit e te literatures zakonisht ndertohen mbi nje baze dialektore te caktuar.
Kjo nderkaq perben pikenisjen per nje zhvillim te metejme nuk merret e gjitha ashtu si eshte ne teresine gjuhesore konkrete te saj. Shpeshhere asimilohen ne ate mes edhe elemente te ndonje dialekti tjeter ose dialektesh te tjera ndonje nga tiparet fonetike morfologjike sintaktike a leksikore te tyre te cilat vijne e integrohen ne sistemin e gjuhes se perbashket ose perndryshe sherbejne si model per te modifikuar ndonje tipar te kesaj qe si teper i vecante ndihet nevoja qe ti shtrohet nje reformimi.
Krahas me keto procese te nje karakteri aktiv verehet ne ate mes edhe nje proces i perkundert me fort negativ i cili konsiston ne kete qe dialektet e tjera me kohe heqin dore nga disa tipare vetiake te tyre gje qe u hap rruge formave te pergjithshme lehteson derdhjen e ketyre perrenjve ne lumin e perbashket te gjuhes.
Arsyet qe determinojne marrjen e nje dialekti te caktuar si baze te perbashket te gjuhes se shkrimit mund te jene te ndryshme sikunder tregon edhe vezhgimi i formimit te gjuheve letrare te popujve te ndryshem te Europes.
Aty ndikon ku epersia kulturore e sociale e nje krahine te caktuar te vendit ku pozita qendrore e nje dialekti ku ekzistenca e nje tradite letrare te formuar qe nepermes te nje shkrimtari a disa shkrimtareve me format arrin ne nje forme te perpunuar te gjuhes dhe behet keshtu model per te tjeret sikunder ndodhi p.sh. ne Itali.
Me shpesh vihet re nderkaq se aty kane cuar peshe si faktore vendimtare prestigji i nje epersie politike dhe te tjera arsye jashtegjuhesore. Pergjithesisht mund te thuhet se zakonisht te gjitha keto komponente ndikojne se toku ne formimin e nje gjuhe te perbashket natyrisht ne shkalle e me perpjestime te ndryshme ku me shume njera ku tjetra.
Po te keqyret se kendejmi gjendja e shqipes si gjuhe shkrimi e literature ajo mund te pervijohet shkurt ne kete menyre
I pari dokument i datueshem i gjuhes shqipe Formula e Pagezimit e vitit 1462 pra e epokes se Skenderbeut ne pajtim me rrethanat e kohes ruan nje tipar dialektor te dallueshem shpertit per shpirtit te ligjerimit te Matit. Duke kaluar te shkrimtaret e mepastajme me Gjon Buzukun ne krye vihet re me nje ane nje shkalle mjaft e perpunuar e gjuhes nje gjuhe letrare me ane tjeter nje forme gjuhesore me tipare mjaft te perbashketa me gjithe ndryshimet lokale ne trajtat e fjaleve. Keto rrethana flasin per dy sende E para qe gjuha ka qene shkruar edhe me pare gje qe deshmon shprehimisht qe me 1332 arqipeshkvi i Tivarit Guillelmus Adae i cili njihet dhe me emrin Brocardus.
E dyta qe keta autore nuk kane shkruar ne dialekt me kuptimin e mirefillte te fjales po ne nje forme mbidialektore te gjuhes ne nje fare koineje te Shqiperise Veriore me pikesynim qe shkrimet e tyre te ishin te kuptueshme per nje mase me te hapet besimtaresh. Kjo shihet qarte nga karakteri mjaft konvergjent i gjuhes se tyre megjithese ata rridhnin sikunder dihet prej krahinash se ndryshme te kesaj treve.
Vete dubletat qe ndeshen ne vepren e Buzukut kun dhe kon ordhenit e ordenit lem edhe lete thane e thashune etj. tregojne qe ky autor here ngrihej ne nje forme gjuhesore me te pergjithshme here binte ne ligjerimin lokal te vetin kurse te pasardhesit e tij lekundjet jane me te rralla norma gjuhesore paraqitet e ngulur me mire ka shkuar me perpara.
Duke kaluar persiper fazes se nje fare amullie qe u ravizua me lart dhe duke ardhur ne shekullin XIX shihet se idete e shekullit te drites shekullit XVIII dhe ato te romantizmit nisin e perhapen dhe ne Shqiperi edhe ne diasporen shqiptare.
Romantizmi i cili ne Europen Juglindore u shtri me vone ne nje kohe kur ne Perendim kishte zene fill natyralizmi ne keto vise ne pajtim me kushtet sociale e politike zhvilloi me fort anen nacionale.
Ndihmoi ne zgjimin e ndjenjes se kombesise ne vleresimin e gjuhes amtare ne dashurine per poezine popullore dhe ne perpjekjet per mbledhjen e saj shumekund nen shtysen e ideve te Herderit rreth vlerave te kenges popullore europiane.
Ne treven shqiptare pemet e para te kesaj levizjeje mendore e cila ketu nderkaq u ushqye edhe me ide te shprehura qe me pare nga disa fuqi te vendit u duken se pari qe ne gjysmen e pare te atij shekulli tek arbereshet e Italise me Jeronim De Raden ne krye. Shkrimtaret e Rilindjes e cuan me tej kete levizje dhe e ngriten ne nje shkalle nacionale.
Per mbledhjen e folklorit pak u be me perjashtim te Bletes shqipetare te Th. Mitkos po cu la menjane ne kete fushe u kompensua me se miri me anen letrare e gjuhesore.
Visaret e ligjerimit popullor zune te mblidhen e te hyjne ne literature me ane tjeter gjuha letrare u pasurua me leksema te reja pjeserisht te marra prej gurres popullore ashtu si ishin pjeserisht te farkuara kryesisht me lende gjuhesore te vendit edhe pse shpeshhere si kalke si perkthime pas gjedhes se gjuheve te tjera perbrenda kuadrit te leksikut modern nderkombetar.
Nuk eshte vendi ketu te shtjellohet ne hollesite e saj puna e kryer ne kete drejtim prej K. Kristoforidhit J. Vretos N. Frasherit S. Frasherit me vone prej F. Konices F. Nolit L. Gurakuqit e te tjereve. Vetem do te permendet qe Tahir Boshnjaku prej Gjakove qe me 1835 shtiu ne perdorim disa fjale si mesues nxanes digues dis foles kallxues shtis e te tjera si peshtim randim rrenim rrezim te cilat me te tjera rruge u bene pastaj prone e leksikut abstrakt te gjuhes shqipe.
Duke e shikuar punen e kryer prej shkrimtareve te shekullit te XIX ne teresine e saj shihet se ka nje vije zhvillimi ne thelb te panderprere qe nga tradita letrare e shekujve te meparme nje rilindje te vertete te asaj tradite te vjeter edhe mane tjeter nje fill te pakeputur qe shpie ne rrethanat e sotme.
Po te shtrohet pyetja nese ne formimin e nje gjuhe te perbashket sidomos ne shkrim ka marre pjese ne nje mase me te madhe veprimtaria gjuhesore-letrare apo komponentja e fuqive jashtegjuhesore per Shqiperi pergjigjja eshte kjo qe - si ne shumicen e vendeve te Europes - shtysa kryesore erdhi nga ana e ketyre fuqive.
E ngritur qe me pare ne nje shkalle me te larte te perdorimit dhe e gatitur per nje zhdrivillim te metejme nga puna e kryer ne shekullin e kaluar shqipja mori forme si gjuhe shkrimi me tendence per njesim ne te ardhmen kryesisht qe prej themelimit te nje shteti shqiptar e ketej qe kur ajo u be shprehje e nje njesie shteterore te centralizuar.
Kjo gje gjeti pasqyrimin e saj dhe ne shkrim dhe ne drejtshkrim ne fushen fonetike poaq sa ne leksik dhe u zhvillua perhere e me shume ne keto fusha. U arrit me kohe ne njesimin e disa trajtave fonetike e gramatikore ne ndjekje te rregullave te Komisise Letrare te Shkodres dhe te Kongresit te Lushnjes te vitit 1920. Puna me e madhe aty u krye nderkaq ne pasurim te visarit te fjaleve.
Me rrethanat e reja qe u krijuan u desh te plotesoheshin nevojat e gjuhes se administrates e te fushave te tjera te veprimtarise shteterore te ekonomise te teknikes te arsimit e te kultures te sferes ushtarake etj.
Per hir te se vertetes duhet te thuhet se kjo pune jo e paket me shume se prej personalitetesh te njohura e prej shkrimtaresh e studjuesish te gjuhes u krye prej mases anonime prej nepunesish te thjeshte administratoresh juristesh arsimtaresh ushtarakesh teknikesh degesh te ndryshme e prej se tjeresh.
Nje pasurim me i tejme e shume me i madh se me pare u arrit nderkaq ne ditet tona kur pas clirimit te vendit mori permasa te reja industria arsimi dija ekonomia bujqesia teknika e te tjera dege te veprimtarise njerezore.
Per te rrokur me nje veshtrim kete rruge zhvillimi ne rrjedhe te disa brezave mjafton te krahasojme Fjalorin e gjuhes shqipe te vitit 1954 me ate te Hahnit qe eshte i vitit 1854 ose dhe me ate te Kristoforidhit te vitit 1904. Aty shihet perparimi qe eshte arritur ne pasuri te fjalorit jo vetem ne nje shekull po edhe brenda nje gjysmeshekulli.
Nje gjuhe e perbashket pertej caqeve shteterore mbetet shprehja e nje njesie nacionale dhe e nje shkalle te caktuar te kultures se bashkesise qe e flet. Perpjestimi aty eshte i karakterit te drejte ne menyre qe sa me e forte te jete ajo njesi sa me e ngritur ajo shkalle kulture aq me e formuar paraqitet gjuha e perbashket si ne te folur dhe sidomos ne shkrim.
Nje gjuhe e tille qendron keshtu permbi dialektet eshte nje madhesi mbidialektore ne nje fare veshtrimi emeruesi i perbashket dhe sinteza e tyre. Ajo paraqet nje realitet dhe njekohesisht rezultatin e nje fare abstrakcioni te formuar gjate kohes ne menyre qe nuk perputhet krejt me nje dialekt territorial te caktuar as edhe me dialektin qe perben bazen e saj.
Sikunder u tha edhe me lart gjuha e perbashket e shkrimit edhe le jashte ndonje element te ketij dialekti edhe perveteson me kohe elemente te dialekteve te tjera. Ne kete menyre kjo gjuhe behet nje njesi brenda ndryshimeve. Duke qene ajo edhe treguesi i shkalles se kultures te nje populli nje popull i kulturuar nder te tjera dallohet edhe per nje gjuhe shkrimi te formuar e te njesishme.
Ne dallim nga gjuha e folur e nga dialektet e saj e cila si me e lire me shpejt kalon neper ndryshime ne kohe gjuha e shkrimit si shprehje e nje kulture qe eshte i mbahet nje tradite.
Ajo ka pergjithesisht nje karakter konservativ me te cilin ushtron bile nje ndikim permbi gjuhen e folur duke ngadalesuar ritmin e ndryshimeve qe kjo peson. Ky karakter i saj percaktohet nga disa rregulla te cilat ne teresine e tyre perbejne drejtshkrimin e nje gjuhe.
Ato jane me te nguleta se rregullat neper te cilat pershkohet gjuha e folur dhe behen gjithmone e me te nguleta me te qendrueshme sa me shume te marre forme gjuha e shkrimit dhe e literatures.
Sa me fort kjo ti afrohet njesimit aq me shpejt zhduken ne ate mes dhe perjashtimet nga rregullat format dyjare te fjaleve e te trajtave gramatikore. Rregullat drejtshkrimore rrjedhin nga nje realitet e ky eshte shkalla e zhvillimit qe ka arritur gjuha si teresi ne nje cak kohe te caktuar. Drejtshkrimi duhet ti pergjigjet ketij realiteti.
E shikuar nga keto pikepamje parimore forma e shkruar e shqipes si ajo e perdorimit te perditshem si ajo e nivelit letrar qe prej kohesh kur deshmohet se pari me shkrim paraqitet me nje vije zhvillimi e cila karakterizohet nga nje aksiomatike e caktuar.
Aksioma e pare eshte qe kjo forme gjuhesore gjate perdorimit te saj eshte thjeshtuar gjithmone e me shume ne trajtat e sistemit fonetik e gramatikor dhe eshte pasuruar ne visar te fjaleve. Ky proces vazhdon dhe sot e kesaj dite duke shkuar gjuha me nje ane drejt thjeshtimit me ane tjeter drejt pasurimit.
Aksioma e dyte eshte konvergjenca.
Rregullat e drejtshkrimit ndaj teresise se ketij jane te krahasueshme me guret e vecante me te cilet ngrihet nje ndertese dhe si keta gure edhe ato rregulla kane vendin edhe peshen e vet si elemente perberese te nje teresie. Po peshe kryesore ne kete mes ka teresia.
Nuk eshte pa rendesi qe nje fjale e caktuar e shqipes te shkruhet me nje e te pathekse me pak ose me shume me nje r te forte ose te thjeshte me l palatale apo velare me sh a me c ne pozicion nistor dhe per keto ceshtje e te tjera si keto po diskutohet qe tu japim rruge perbrenda mundesive te sotme.
Po qenesore esenciale ne kete mes ne dallim nga periodat e meparme te historise se shkrimit te shqipes eshte qe vija e zhvillimit gjuhesor shkon drejt konvergjences. Dhe ajo shkon ne thelb vetvetiu ne pajtim me ligjet e brendshme te gjuhes. Ky proces nuk mund te cmohet kurre mjaft ne rendesine e tij.
Ai ka per te vepruar me tej edhe ne te ardhmen.
Aksioma e trete permban njekohesisht edhe nje rregull. Gjuha e shkrimit ka dale ne analize te fundit prej gjuhes se gjalle te popullit qe e flet. Ne pajtim me kete edhe rregullat qe percaktojne perdorimin e saj duhet te dalin nga te dhenat e ketij realiteti gjuhesor.