E Martë, 3 Nëntor 2026

Arti i punimeve me dorë, artizanja korçare ua trashëgon këtë traditë të rinjve

Brunilda Zguro është një nga artizanet korçare e cila me fanatizëm ruan traditën e punimeve me dorë. Pasionin dhe përkushtimin e saj për realizimin e këtyre punimeve ajo përpiqet çdo ditë t’ua trashëgojë edhe fëmijëve të cilët ndjekin kursin “Art & Craft” pranë qendrës kulturore të fëmijëve në qytetin e Korçës.

“Si artizane që jam më pëlqen shumë të krijoj me ngjyra dhe letra menduam të hapnim një kurs “Art&Craft” ndryshe nga e gjithë prodhimtaria tjetër”, tha Brunilda Zguro.

Zguro tregon se koha që kalojnë fëmijët në këtë kurs është shumë e vlefshme.

Fëmijët që ndjekin këtë kurs jo vetëm mësojnë traditën por kalojnë edhe kohë cilësore me njëri-tjetrin.

Kursi “Art & Craft” ka ngjallur interesin e vogëlushëve të cilët jo vetëm mësojnë traditën e punimeve me dorë, por realizojnë edhe veshje e aksesorë të ndryshëm me materiale të riciklueshme. Shpesh herë ata realizojnë edhe sfilata të ndryshme me punimet e tyre.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›