Dhjetori rrit çmimet/ Qytetarët ankohen për shtrenjtësinë, tregtarët për mungesën e blerësve

Në tregjet kryesore në Tiranë ku dhe produktet janë më cilësore ka pak blerës. Çmimet janë ato që i frenojnë. Dhjetori çdo vit ka një tendencë për rritur vlerën e produkteve ushqimore. Kjo zonjë merr vetëm gjysmë kilogram ullinj, dhe asgjë më shumë.
Vetë tregtarët pranojnë që fuqia blerëse ka rënë, ndonëse mundohen t’i grishin me oferta të ulura për fruta-perimet.
Tregjet brenda lagjeve të Tiranës kanë një tolerancë të lehtë në çmime, por edhe këtu për pensionistët produktet janë të shtrenjta.
Sa për gjelin e detit, simbolike të festës së fundvitit për disa çmimi është i papërballueshëm, pasi është më I shtrenjtë se në vendet e BE-së.
Të dhënat e fundit të INSTAT për muajin Nëntor tregojnë se inflacioni arriti në 3.9 %,ku rezulton se u shtrenjtuan ushqimet, bulmeti dhe qiratë, me afro 2.5 %.
Gazetare: Teuta Shamku
/rtsh.al/