Hetimi i zgjedhjeve 126 vota pro shqyrtimit. Votimi me 23 dhjetor
TIRAN - Mazhoranca dhe opozita miratuan dje me 126 vota pro shqyrtimin e kerkeses per ngritjen e Komisionit Hetimor per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne seancen e djeshme plenare u regjistruan vetem tre vota kunder dhe tashme kerkesa e PS-se do te votohet me date 23 dhjetor. Por edhe pse opozita dha voten e saj pro dates 23 dhjetor ne seance plenare socialistet shprehen qendrimin e tyre kunder shtyrjes se krijimit te komisionit hetimor. Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci tha se vonesa per caktimin e dates se ngritjes se komisionit hetimor tregon mungese vullneti per ngritjen e tij. I menjehershem ka qene reagimi i kreut te grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi i cili deklaroi se mazhoranca eshte e gatshme qe javen e ardhshme me 23 dhjetor te votoje ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit per te carmatosur sipas tij opoziten nga alibia e rreme e votave te grabitura.
Ruci
Kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci deklaroi se opozita eshte e gatshme qe te pranoje edhe 23 dhjetorin per te shqyrtuar ngritjen e Komisionit hetimor per zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ne fjalen e tij ne Parlament Sekretari i Pergjithshem i PS-se akuzoi mazhorancen per mungese vullneti ne ngritjen e komisionit. Te hetohen zgjedhjet e qershorit por jo si hetimi ne rastin e Shkodres. Ne kemi humbur shume kohe per kete ceshtje une e di qe 10-diteshat e fundit te korrikut dhe te dhjetorit sic keni lene ju daten 23 jane thjesht sa per ta zvarritur daten e ngritjes se komisionit. Le te presim edhe daten 23 por ska asnje arsye qe te shtyni dhe zvarrisni daten - deklaroi Ruci. Kreu i grupit parlamentar te PS-se u shpreh se e sheh me skepticizem miratimin nga ana e mazhorances te ngritjes se komisionit hetimor pavaresisht qe sipas tij nuk ka asnje pengese procedurale. Pavaresisht nga apeli qe po bej e qe e shikoj te pamundur per arsye te numrave duke u nisur nga precedentet parlamentare per kerkesat e shtruara ne Parlament per ngritjen e komisioneve hetimore nuk ka asnje pengese as procedurale por pengesa eshte mungesa e vullnetit politik per ta zvarritur dhe ketu do te jemi per ta pare dhe per te lexuar qarte se cili eshte vullneti politik i munguar nje vit e gjysme. Une thashe qe e shikoj me skepticizem le te jete nje enderr e keqe por perseri nuk shpresoj qe ju do te keni vullnet edhe ne daten 23 - tha Ruci.
Patozi
Nga ana tjeter kreu i grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi sqaroi se mazhoranca eshte e interesuar per ngritjen e komisionit per ti hequr PS-se sipas tij alibine per humbjen e zgjedhjeve. Ne dhe vetem ne duam qe kjo kerkese te miratohet dhe qe komisioni te ngrihet. Jo sepse kemi nderruar mendje per zgjedhjet e 28 qershorit por duam qe ai te ngrihet sepse duam tju carmatosim tju caktivizojme qe te mos endeni si nje rrezik publik ne rruget e Shqiperise dhe botes. Tju heqim alibine per zgjedhjet qe humbet dhe ato qe do te humbni gjithashtu - tha Patozi. Ne fjalen e tij nenkryetari i PD-se akuzoi opoziten per mungese vullneti. Pergjigja ishte qe nuk ka nevoje te merret as konferenca dhe as komisioni i ligjeve me kerkesat formale juridike te nje nisme ligjvenese por ne ta sillnim direkt seancen qe me fjale te tjera do te thote te vije dhe te rrezohet ne seance. Kjo eshte deshmia e qarte e asaj se kujt i mungon vullneti politik per ta bere komisionin hetimor parlamentare - tha ai. Per kreun e grupit Demokrat kerkesa e opozites duhet te jete sipas ligjeve dhe Kushtetutes. Une mendoj ta bejme javen e ardhshme shqyrtimin e kesaj kerkese ne menyre qe komisioni te ngrihet dhe zgjedhjet te hetohen. Javen e ardhshme te miratojme komisionin parlamentar per hetim brenda kornizave kushtetuese - nenvizoi Patozi.
Dokle Nuk ka asnje arsye per te shtyre votimin
Nenkryetari i Kuvendit Namik Dokle u shpreh se opozita kerkon hetimin e te gjitha kutive per te nxjerre sipas tij pergjegjesit e vjedhjes se votes. Duke reaguar per deklaraten e kreut te grupit parlamentar Demokrat sipas te cilit kutite e Shkodres i dhane fund pretendimit te PS-se per manipulime me zgjedhjet Dokle theksoi se transparenca e plote do te realizohet vetem ne rast se do te hapen te gjitha kutite. Dikush tha se kutia e Shkodres verteton se duhet te qendroje kryeminister Sali Berisha. Po tmerri i Ruzhdies pse nuk e beri Berishen te japi doreheqjen. Ne kerkojme qe komisioni hetimor te beje transparence te plote ne te gjithe Shqiperine ne cdo qender votimi dhe atehere do te vertetojme se ku jane votat e vjedhura dhe ku fshihen - tha Dokle. Gjate fjales se mbajtur ne kuvend nenkryetari i Parlamentit sqaroi se PS-ja kundershton shtyrjen e marrjes se vendimit per ngritjen ose jo te komisionit hetimor ne seancen e dates 23 dhjetor. Ne kemi kerkuar qe komisioni hetimor te marri vendim sot. Perderisa zoti Patozi te gjitha elementet u kapercyen nuk ka arsye qe komisioni te marri vendim te shtyhet - theksoi ai. Sipas nenkryetarit te Kuvendit Namik Dokle kerkesa e deputeteve socialiste per ngritjen e komisionit hetimor per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit eshte e qarte dhe nuk ka nevoje per zvarritje te metejshme.
Tahiri Fino dhe Peza Jemi kunder shtyrjes se votimit per javen tjeter
Tre deputete kunder votimit te djeshem
Tre deputete te opozites votuan kunder dates 23 dhjetor per shqyrtimin e ngritjes se Komisionit Hetimor per zgjedhjet e kaluara parlamentare. Deputetet Saimir Tahiri Bashkim Fino dhe Dashamir Peza shprehen qendrimin e tyre kunder kesaj shtyrjeje edhe pse pjesa tjeter e grupit socialist bashkoi votat e mazhorancen duke miratuar me 126 vota pro seancen e javes qe vjen per shqyrtim. Te kontaktuar nga gazeta Shekulli tre deputetet theksuan se jane kunder shtyrjes se shqyrtimit edhe me shtate dite te tjera gje qe sipas tyre mund te ishte bere qe ne seancen e djeshme. Nje tjeter argument i dhene nga tre deputetet lidhet edhe me proceduren qe do te ndjeke kerkesa dhe projektvendimi i firmosur nga 35 deputetet e Partise Socialiste. Sipas procedures se parashikuar projektvendimi do te kaloje per shqyrtim edhe ne Komisionin e Ligjeve per ta analizuar edhe nga pikepamja juridike. Per deputetet kjo procedure eshte e panevojshme.