E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arti postum i Tefik aushit

Një estet në epokën e komunizmit nuk e kishte të lehtë ta lexonte artin pa shmangur ideologjinë. Megjithatë kishte pedagogë dhe hartues tekstesh si Tefik Çaushi që u mundua të përcjellë te studentet edhe një mendim të qartë mbi të bukurën. Në 1-vjetorin e vdekjes prezantohet një anë e panjohur e Çaushit piktor.

Një vit pas vdekjes së Tefik Çaushit shfaqet në Galerinë Kombëtare vetëm për dy orë, një anë e panjohur e estetit të letërsisë dhe arteve në dy epoka.

Çaushi jetëgjatë pikturoi katër vitet e fundit 160 tablo në teknikën e akrilikut. 
Nënshkruan me pseudonimin Venetik Ç., siç sqarohet në post scriptum-in e testamentit të tij.

Pikturon ato gjëra që i kanë tërhequr vëmendjen në studimet shumëvjeçare. Dhe spektri është i ngushtë. 

Dashuria dhe erosi që si objekt studimi letrar ka pasur veprën e Kadaresë. Venetik  Ç. është i sinqertë kur pohon ndikimin nga disa kryevepra botërore dhe dëshirën për t’i riprodhuar.
I lindur në Libohovë, ndoqi Liceun Francez të Korçës, ku mësoi vizatim nga Vangjush Mio. Asgjë teorike më shumë se aq. Në Moskë studion gazetari. 
Sado nëpunës i organeve të Komitetit Qendror, dërgohet për “riedukim” në Azotikun e Fierit ku punon punëtor, montator. Skicat humoristike, laps me ngjyra mbi letër, janë të kësaj kohe.

Drejton Institun e Lartë të Arteve, njëzet vjet pedagog në shkencat politike-juridike. Studentët e tij komentojnë mënyrën që ai kishte zgjedhur për të mos u njësuar me botën e propagandas edhe pse shkruan vepra si “Estetika në edukimin komunist”. 

Harton “Fjalorin e estetikës”, shkruan disa studime mbi prirjet e letërsisë së Kadaresë të cilave u kushton një cikël tablosh në pikturë. 

Me gjithë imponinim e një kulture mosbesimi të materializmit, profesor Fuga ka arsye të besojë pse ka një lloje jete që vazhdon pas vdekjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›