Publikimi i fotove te atentatorit te Bostonit Tsarnaev

Agjenti i policisë amerikane i cili pa asnjë autorizim publikoi ditët e fundit fotografitë e arrestimit të Dzokar Tsarnaev, atentatorit të maratonës së Bostonit tashmë ka probleme me drejtësinë amerikane. Fotografitë në fjalë janë dramatike pasi tregojnë 19 vjecarin e përgjakur dhe nën shënjestrën e policëve të shumtë. Oficeri Mërfi është nën hetime dhe rrezikon sanksione të rënda disiplinore.
Ndërkohë në pritje të hetimeve ai është pezulluar nga puna dhe i është ndaluar të ketë kontakte me publikun.
Vetë polici i cili shpërndau rreth 14 fotografi që duhej të ishin sekrete u justifikua se e kishte bërë pas kopertinës së Rolling Stones, ku Tsarnaev si pas tij kishte dalë si një yll i muzikës rok. Dëshiroja të tregoja fytyrën e tij të vërtetë prej terroristi ka përfunduar ai.