E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama prezanton strukturen e re qeverisese Shkurtime drastike

Ashtu siç njoftoi disa orë më parë përmes profilit të tij në Twitter Kryesocialisti Edi Rama nisi në orën 15.00 prezantimin e strukturës së re të qeverisë së ardhshme, e cila sipas kryeministrit të ardhshëm do të ketë shkurtime drastike dhe më shumë rezultate.

"Javës tjetër të muajit do bëhet gati struktura e qeverisë së re për vitet 2013- 2017. Struktura është ndërtuar mbi bazën e një analize të hollsishme të strukturës së tanishme dhe të të gjithë degëzimeve që në këndëvështrimin tonë përbëjnë një trupë me shumë parazitë brenda, ku do bëhen shkurtime drastike" – theksoi Rama.
Sipas tij të gjitha Ministritë nuk do të ndryshojnë në kompetenca por do të bëhen reforma të thella strukturore të brendshme. Kështu do jenë gjithësej 16 Ministri dhe tre Ministra pa Ministri.
“Ndërtuar mbi bazën e prioriteteve dhe nevojave shumë të rëndësishme që ka vendi, duke konsultuar shumë struktura qeverish në vendet e reja të bashkimit europian, por jo vetëm. Dhe duke marrë në konsideratë domosdoshmërinë për një qeveri me shumë më tepër fokus dhe përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushett për të prodhuar rezultate me shumë, më pak shpenzime nga taksat”- deklaroi Rama.
“Ristrukturojmë në mënyrë në plotë dhe të thellë godinën apo organikën e kryeministrisë. Shkurtim të ndjeshëm të kësaj organike. Raport i ri efikas mes kabinetit të km dhe gjithë piramidës që sot rezulton parazitare. Shkurtim drastiktë komiteteve ndërministrore”- vijoi ai.

Gjatë ditës së djeshme Rama u takua me aleatin e tij kryesor, kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, takim nga i cili dy kryetarët duket se kanë bërë edhe ndarjet e fundit të posteve ministrore.

STRUKTURA E QEVERISË SË RE TË SHQIPËRISË 2013 – 2017
Kryeministri 
Zv/Kryeministri 
Ministritë:
1. Ministria e Financave 
2. Ministria e Brendshme 
3. Ministria e Mbrojtjes 
4. Ministria e Jashtme
5. Ministria e Integrimit Europian
6. Ministria e Drejtësisë
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë 
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit 
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës 
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
12. Ministria e Shëndetësisë
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit 
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Ministria e Kulturës 
16. Ministria e Mjedisit 
Ministrat e Shtetit:
Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike 
Ministër për Çështjet Vendore 
Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›