Artikull i vjenezes “Der Standard”: Çmendet kryetari i socialistëve të Shqipërisë, Edi Rama
“Skandali në Vjenë bëhet temë e fushatës elektorale në Shqipëri. Grindje mes Shefit të socialistëve dhe diplomatit”
Aktiviteti titullohej “Shqipëria-formësimi i së ardhmes” dhe u zhvillua të mërkurën që kaloi në Akademinë Diplomatike të Vjenës. I ftuar për të folur ishte kryetari i PS Edi Rama. Në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare më 23 qershor. Rama don të bëhet kryeministër. Tani në këtë post është Sali Berisha i PD, kundërshtari i tij më i madh.
Aktivitetin e ka ndjekur edhe Egin Ceka, sekretar i parë në ambasadë dhe përfaqësues i Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare. Pas aktivitetit ai iu afrua Ramës për të kritikuar deklaratën e tij se diplomacia shqiptare është “e politizuar” kështu që ambasadat nuk mund të zhvillojnë zgjedhje korrekte të emigrantëve shqiptarë. “I thashë Ramës se nga përvoja ime e di që kolegët disponojnë ndërgjegjen e duhur administrative dhe zgjedhjet mund të zhvillohen në mënyrë korrekte. I thashë se ai po i bën diplomacisë një padrejtësi të madhe”- tha Ceka për gazetën Standard. “Por Rama më kërkoi qe të të ikja nga aktiviteti. Iu përgjigja se nuk kam asnjë arsye që të largohem. Ai vuri dorën e majtë në të djathtë të kokës sime dhe duke mbledhur grushtin tërhoqi veshin dhe flokët e mia. Nuk ishte një goditje me dhimbje, por një kapërcim i kufirit”.
Në vijim Ceka e ka cilësuar Ramën “plehër”, që nuk e meriton të qeverisë shqiptarët. Vetë Rama nuk ka dhënë qëndrimin e tij mbi këtë rast. Partia e tij nuk e pranon prekjen me dorë. Socialistët thonë se, Ceka e ka sulmuar Ramën verbalisht.
Tashmë rasti i Vjenës është për PD temë e fushatës elektorale dhe ka inicuar ndaj Ramës një hetim parlamentar. Fushata e zgjedhjeve ka nisur që më përpara me debate: Pas shkëputjes së LSI nga qeveria, parlamenti ka ndryshuar përbërjen e komisionit të zgjedhjeve në favor të qeverisë. Këtë e ka kritikuar jo vetëm opozita, por edhe BE. Polarizimi mes dy kampeve në Shqipëri është shumë i theksuar. Deri tani zgjedhjet nuk kanë plotësuar standardet e BE.
...