E Diel, 1 Nëntor 2026

Artistë e njerëz të spektaklit: Lotë dhe empati për Berishën

berisha qanNë mizanskenën e dorëheqjes së Berishës, u panë njerëz që derdhnin lot tok me të. Të tjerë kanë demonstruar empati. Dhe disa artistë e showmen-ë kanë bërë të njëjtën gjë; ose kanë qarë, ose kanë provuar dhembje, ose kanë provuar empati e simpati në këtë moment të fundit.

Ja disa reagime të marra nga Gazeta Shqiptare:

Elton Deda: Fjalimi i Berishës, sa emocionues, aq dhe i vërtetë. Unë i kam dhënë dhe do ti jap mbështetje Edi Ramës, por tani do doja një reformim të madh të PD-së.

Ardit Gjebrea: Çdo fillim e ka një fund. Kjo vlen për ne, për politikën, për jetën. Berisha mori përsipër përgjegjësitë për humbjen e PD-së. është një gjest që tregon qytetari e përgjegjësi.

Ermal Mamaqi: Sali Berisha superman. Mirënjohje, respekte, nderime për të!

Kastro Ziso: Burrëria me fisnikërinë ta mbuluan qenien sot. Sa keq që nuk ke qenë i mbuluar këto vite.

Çiljeta Xhilaga: Kisha kohë që nuk derdhja lot. Jam prekur shumë.

Aldon Lipe: Populli shqiptar i ka merituar udhëheqësit që ka zgjedhur. Por ky popull shpesh herë edhe nuk e meriton ndonjë prej tyre.

Bleona Qerreti: Je i madh Sali Berisha!

Julian Deda: Pas superfjalimit që mbajti, po vë re se të gjithë e duan doktorin. Nejse, doktori mori përgjegjësitë, dhe u largua si burrë shteti. Faleminderit doktor!

http://respublica.al/artikuj/2013/06/27/artiste-e-njerez-te-spektaklit-lote-dhe-empati-per-berishen

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›