E Diel, 1 Nëntor 2026

Genc Ruli: Më mirë të dëgjojmë sharlatanët e mëdhenj sesa spurdhjakët anonimë. Ky sështë fundi, por fillimi

genc ruliKandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Genc Ruli, ka reaguar pas akuzave të bëra nga ish- kreu i PD dhe kandidati i PR në këto zgjedhje, Roland Bejko. Ky i fundit akuzoi Rulin se nuk ka punuar për të fituar mandatin e dytë.

Edhe pse nuk e përmend Bejkon direkt në emër, Ruli shkruan në FB: Kjo është tamam koha kur do të dëgjojmë shumë prononcime sharlatanësh, që fillojnë e nxjerrin kokën në pritje të shpërblimit. Në Gjirokastër e dinë mirë për kë e kam fjalën. Por të paktën t’ua lëmë skenën sharlatanëve të mëdhenj dhe jo spurdhjakëve anonimë.

Më herët, Ruli kishte shkruar në FB se humbja e PD nuk është fundi, por fillimi.

Kam një mesazh falenderimi të sinqertë për të gjithë anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit. Dua t’ju falenderoj nga zemra dhe të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ju, për fushatën e mrekullueshme që zhvilluam së bashku në qarkun tonë.

Ju siguroj të gjithëve se ky nuk është fundi. Këto janë vetëm ditët e para të një FILLIMI TE RI, që duhet ta nisim të gjithë bashkë, me kokën lart. Ndihuni krenarë për çfarë kemi bërë! Ju dhe unë, ne dhe Partia Demokratike, e kemi vendosmërinë për të ecur PERPARA!/ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›