E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistë nga Prishtina ekspozojnë në Shkodër

Ekspozita e artit pamor Spektër vizionesh çelet më 29 maj, ora 20:00 në Galerinë e Arteve të Shkodrës. Rreth 42 vepra në pikturë, skulpturë, grafikë dhe dizajn grafik prezantohen nga 24 artistë. Çdo autor shpalos botën e vet përmes punëve të tij, ndërsa publikut i jepet mundësia të njohë disa karakteristika të arteve pamore në Kosovë. Bashkëpunimi vjen mes GA Shkodër dhe Fakultetit të Arteve të Prishtinës për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe kurator është historiani i artit, prof. dr. Hivzi Muharremi. Qëndron hapur deri në datë 15 qershor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›