E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistet, shtese te pensionit maksimal per kontribute ne art

Qeveria mori dje vendimin per t'i ofruar nga nje shtese pensioni maksimal 7 perfaqesuesve te mirenjohur te artit dhe kultures ne vend me kontribute te shumta ne kete fushe. Keshtu, sipas vendimit te djeshem ne Keshillit te Ministrave, keta personazhe do te kene te drejten te perfitojne plus pensionit te tyre aktual edhe nje shtese tjeter pensioni maksimal per kontributet e tyre ne fushen e artit nder vite. Por, ne draftin e qeverise theksohet se kjo shtese nuk duhet te kaloj shumen e dy pensioneve maksimale.

"Dhenien shtese pensioni te posacem shteteror ne masen e pensionit maksimal, por shuma e pensionit qe i takon sipas ligjit nr. 7703, date 11.5.1993, plus kete shtese te mos kaloje dyfishin e pensionit maksimal", theksohet ne relacionin qe shoqeron vendimi per te shtate personat qe iu eshte akorduar kjo shtese. Keshtu, diten e djeshme shtesa e pensionit maksimal iu dha personazheve, Namik Prizreni, Adriatik Kallulli, Agim Krajka, Bujar Kapexhiu, Eno Koco, Bardhyl Salillari dhe Vitore Sallakut. Nje pjese e ketyre personazheve jane teper te njohura per publikun ne saje te punes se tyre nder vite per artin shqiptare. Ne menyre te herepashershme, qeveria akordon shtesa te vecanta pensioni edhe page per kontribuuesit ne fusha te ndryshme te vendit. Vendimi i djeshem per shtesen e pensionit pritet te hyje ne fuqi menjehere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›