E Shtunë, 31 Tetor 2026

I riu serb perdhunon 12-vjecaren

Nje minoritar serb, me banim ne Kosove, eshte gjetur si autor i perdhunimit te nje vajze vetem 12-vjecare, pasi e rrembeu ate, ne fshatin Mogille-Viti, zone ne kufi me Serbine. Sherbimi Policor tha dje se ngjarja e rende ka ndodhur ne oren 03.10. "Ne rrugen qe te con nga Viti ne Kllokot, shtetasi serb 27 vjecar e ka rrembyer vajzen 12-vjecare dhe ka arritur ta terheqe deri ne banesen e tij ne fshatin Mogille. Atje, perkunder vullnetit te se vogles, i riu ka kryer marredhenie seksuale me dhune. Vajza nga fshati Kllokot, tejet e traumatizuar, eshte marre me pas nga 27-vjecari me qellimin per ta rikthyer ne fshatin e saj, sikur te mos kishte ndodhur asgje. "Qellimi i te riut serb ishte ta dorezonte femijen serish te prinderit ne banesen e tyre", detajoi Sherbimi Policor. Ndersa udhetonin se bashku, ne rruge, perdhunuesi eshte perballur me babane e te vogles, i cili kishte dale ne kerkim te se bijes. Aksi Viti-Kllokot, eshte shnderruar ne arene dhune mes dy te rinjve. Pas pak minutash, ka mberritur nje grup forcash policore qe kane ndalur precipitimin e ngjarjes, duke arrestuar 27-vjecarin maniak. Ndersa e vogla, i ka pohuar hetuesve se ishte detyruar te kryente marredhenie seksuale kunder vullnetit te saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›