Tadic: Nuk ia dhashe doren Thacit
Kabineti i Presidentit te Serbise ka pergenjeshtruar dje publikimin se Presidenti Boris Tadic eshte pershendetur dore me dore me Kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci, gjate mbajtjes se mbledhjes se KS te OKB. "Kjo absolutisht nuk eshte e sakte. Presidenti nuk i ka shtrenguar doren, nuk ka komunikuar e as qe ka kembyer mesazhe me Hashim Thacin", thuhet ne komunikate. Duke perseritur pretendimet e vjetra, kabineti presidencial vleresoi se "Hashim Thaci, ne OKB ka marre pjese si person privat".