Nje tablo absurde
Tabloja absurde nje drame shqipe e shkruar nga Ferdinand Hysi do te ngjitet sot ora 19.00 ne skene me regji te Milto Kutalit. Regjisori dhe autori duke shpjeguar secili procesin krijues kane ecur tek e njejta ide diktatura shqiptare ishte nje kohe e absurdit
E para premiere me shume gjasa edhe e fundit per sezonin e dyte artistik te Teatrit Kombetar evokon diktaturen. Tabloja absurde nje drame shqipe e shkruar nga Ferdinand Hysi do te ngjitet sot ora 19.00 ne skene me regji te Milto Kutalit. Regjisori dhe autori duke shpjeguar secili procesin krijues kane ecur tek e njejta ide diktatura shqiptare ishte nje kohe e absurdit. Historia eshte zgjedhur te shihet nga kendveshtrimi i nje artisti e me sakte nje piktori duke e marre lenden e pare nga nje ngjarje e vertete. Eumlshte historia e piktorit te njohur Guri Madhi dhe tablose se tij Mbledhja e Moskes. E ekspozuar per here te pare me 1974 kjo tablo iu nenshtrua disa ndryshimeve me karakter politik e jo artistik te diktuara nga censura. Ne fillim u kerkua te nderhyhej ne figuren e udheheqesit me vone me prishjen me kinezet u kerkua te hiqej delegacioni kinez qe ndodhej ne tablo te cilat piktori i ndryshoi dhe vepra e tij e transformuar vazhdoi te ekspozohej. Me 1981 u vetevra Kryeministri shqiptar i cili ne tablo ndodhej ne krah te djathte te udheheqesit. Per kete iu kerkua piktorit te nderhynte perseri duke hequr nga tabloja edhe kete figure. Ne kete pike piktori nuk pranon te beje ndryshim dhe tabloja e gjymtuar u hoq nga Galeria e Arteve u ndalua te ekspozohej. Vetem ne periudhen postkomuniste kjo tablo eshte riekspozuar duke u pritur me sukses dhe ne ekspozita jashte Shqiperise si ne Spanje Itali dhe se fundi dhe ne France. Autori tregon se e ka marre spunton pikerisht nga nje bisede televizive mbi kete tablo per te shkruar nje veper qe ngre ne simbolike gjithe sistemin e shkuar permes procesit te thjeshte te realizimit te nje tabloje. Kjo tablo tashme e pershtatur nga skenografi Taulant Pustina nuk ka me udheheqes me portretet e mirefillta te tyre por personazhet e vepres pa emra konkrete nje piktor nje kurator nje burre nje grua nje femije. Regjisori Milto Kutali u nxitua te sqaroje se ne shfaqje nuk duhet te kerkojme personazhe reale qe ti ngjasoje njerit apo tjetrit. Spuntoja eshte marre nga nje veper konkrete por kemi te bejme me nje pune intelektuale nga pikepamja e ndertimit dramaturgjik te vepres dhe ne jemi perpjekur ti pergjigjemi me po te njejtat mjete shprehese per te shkuar te nje sinjifikativ qe i shkon edhe kohes se sotme - ka theksuar regjisori. Duke sqaruar konceptin regjisorial Kutali ka thene se nuk kane synuar nje shfaqje qe ti referohet vetem dhe thjesht te kaluares. Jemi kujdesur qe per nje ore e 40 minuta te sjellim jo vetem nje pjese te nje realiteti te dikurshem por edhe dramen e madhe te botes se artisteve edhe sot e kesaj dite. I gjithe mesazhi qendron ne raportet midis asaj qe i ofron artisti shoqerise dhe nga ana tjeter gjithe kalvari qe pershkon jeta dhe vepra e tij sepse edhe sot sado qe te zhvillohen dhe te ecin perpara institucionet dhe shoqeria mendoj se do te ngelen gjithnje te mangeta ne te drejtat dhe lirite qe i japin individit e vecanerisht artistit - ka theksuar Kutali. Fatos Sela do te interpretoje rolin e piktorit Naum Shundi rolin e kuratorit njekohesisht ish- anetar i nje komisioni dikur te tmerrshem te vleresimit te veprave te artit kjo perplasje perben edhe linjen e pare te vepres ndersa 4 personazhet e tjere njerez qe vijne nga pozione dhe formime te ndryshme e qe behen pjese e kesaj tabloje absurde interpretohen nga Roland Trebicka Olta Daku Anila Bisha Dritan Borici dhe Sigi Gjini. Kostumografia dhe skenografia i eshte besuar Taulant Pustines muzika Fatos Qerimit dhe si asistent regjisor Arber Jakllari. Kutali e ka quajtur kombetar kete projekt. Ne fakt trajtimet e meparshme te imponojne te jesh skeptik per menyren se di do te sillet ne kete shfaqje teatrale periudha e diktatures. Ka ndodhur shpesh qe i meshohet duke humbur edhe sensi artistik menxyres se asaj kohe. Duke u ndalur pak ne trajtimin regjisorial Kutali tha se aktoret vertiten mes nje aktrimi te absurdit dhe hiper-realist. Teatri i absurdit eshte nje loje qe sjell elemente te groteskut sarkazmes pafajshmerise dhe nativizmit. Jemi perpjekur te operojme per ta bere me afer me publikun - ka thene Kutali nderkohe qe dramaturgu Ferdinad Hysi ka theksuar se vepra e tij nuk eshte nje tablo reale e diktatures por historia e nje kombi dhe nje absurditeti qe jetuan. Shfaqja do te ngjitet ne skene edhe fundjavat ne vazhdim.