E Diel, 1 Nëntor 2026

Artisti irakian shndërron armët në skulptura

BAGDAD- Irakiani Zahim Jehad krijon art me mbetjet e luftës. Ai krijon peshq nga pistoletat, anije nga bajonetat, ndërsa insektet prej pjesëve të armëve amerikane. Irakiani ka punësuar edhe studentë të fakultetit të artëve për ta ndihmuar që instrumentet e terrorit t’i shndërrojë në art.

Veprat e tij artistike shiten në ankand, ndërsa të ardhurat do të dhurohen për bamirësi. Megjithatë, ky artist ka probleme me ligjin, shkruan gazeta britanike “The Guardian”.

“Më kanë paditur edhe në gjyq. Më kanë akuzuar se po i shkatërroj armët e ushtrisë së vjetër irakiane. Por këto armë terroristët i kanë rrëmbyer prej ushtrisë amerikane. Për shkak të ndërhyrjes së Ministrisë së Mbrojtjes, projekti është ndalur në fillim. Na kanë akuzuar se kemi shkatërruar 10.000 armë vlera e të cilave për një copë sillej rreth 100 euro. E tërë kjo është gënjeshtër”, ankohet artisti irakian.

Jehad u thirr edhe në gjykatë, e cila më pas e liroi nga të gjitha akuzat. Prej asaj kohe ai po përpiqet të marrë lejen e duhur për të vazhduar punën e tij.
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›