E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Gjyqtarët nuk do pranojnë marrëzirat e parlamentit për të dënuar ata që prekin votën

Share

Kryeministri shpërthen në mbledhjen e grupit kundër Edi Ramës. E sulmon për propozimet për dënime të ashpra për ata që prekin votën, duke deklaruar se gjykatat nuk do i pranojnë këto marrëzi. Berisha: Rama po bllokon reformat, Zoti e ruajtë Shqipërinë nga shqiptarët

Kryeministri Sali Berisha, duke folur përpara deputetëve të tij, tha se Edi Rama foli për bllokimin e reformës zgjedhore pikërisht atëherë kur në Bruksel do diskutohet për marrëdhëniet Shqipëri- BE.

Më 20 shkurt, apo rreth 20 shkurtit, Edi Rama në një paradoks, por edhe i trishtuar nga kujtimi i asaj dite, mashtroi shqiptarët se PD ka bllokuar reformën elektorale dhe reformën e rregullores. E bëri pse tani BE rishikon problemet e zgjerimit, këtë e di ai vetë, por e vërteta është kjo, tha Berisha.

Kryeministri u shpreh se Rama kërkon të kufizojë kohën e fjalës së kreut të qeverisë në Kuvend. Berisha tha se Rama e bën këtë sepse nuk do bëhet kurrë kryeministër. Reforma e rregullores së parlamentit u bllokua që në mbledhjen e parë. Unë dua të informoj qytetarët se ju e dini, në serialin e ultimatumeve të zotit Rama figuronte se kusht ultimativ ishte që në rregulloren e parlamentit ti kufizohej në dhjetë minuta koha e fjalës kryeministrit. Ndërkohë që në çdo Kushtetutë të vendeve demokratike, kryeministri flet sa kohë të dojë.

Zoti Rama, që e di se shqiptarët nuk do e bëjnë ndonjëherë kryeministër, mendon si ti shkurtojë kohën këtij kryeministri. Nuk është mëkat i shqiptarëve që e kanë nxjerrë tërësisht në pension politik sa i përket dëshirës së kryeministrit. Ky është problem i tij personal, tha Berisha.

Ndërkohë, duke iu referuar reformës zgjedhore, Berisha tha se gjykatat nuk do i pranojnë çmenduritë e parlamentit për dënimin e njerëzve se prekin vota. Vijmë tek reforma zgjedhore. Deri tani kanë propozuar vetëm dënime, dënime, dënime. Gjykatësi edhe kur sheh ligjvënësin që ka shkruar marrëzira në ligj, edhe ai kufizohet. Po si mund të dënosh tjetrin me tetë vjet burg për votat? Pse e bën këtë? E bën këtë në një akt urrejtje dhe mosbesimi ndaj atyre komisionerëve që në ndershmëri të plotë dhe në zbatim të plotë të ligjit, pavarësisht nga varësia partiake, firmosën disfatat e tij të njëpasnjëshme. Nuk e kanë fajin komisionerët, fajin kërkoje tek vetja jote. Por këto dënime janë të zbatueshme. I kam thënë Ramës atë që thotë Faik Konica: Zoti e ruajt Shqipërinë nga shqiptarët. Është e qartë se ka pasur këtë individ në mendje. Ne mbetemi të hapur për të zbatuar rekomandimet e ODIHR dhe rregulloren e Parlamentit Europian. Koncepti i tyre se i votuan ligjet për ne, është koncept shumë i vjetër. Je i vetmi në historinë e Ballkanit dhe Europës që bllokon reformat që duan për integrimin e vendit. Janë fatlumë shqiptarët që ky smund të bllokojë rrogat e pensionet e tyre. Ky njeri nuk pengon ecjen e shtëpisë drejt moshës dixhitale. Ky njeri kërkon të bllokojë projektet madhore infrastrukturore. Ai nuk mund të bllokojë projektet madhore të ullirit e arrorit. Nuk bllokon ato ligje që varen nga vota 3/5 e votave. Unë të isha në vend të qytetarëve nuk do votoja reforma që janë në interesin më të mirë të qytetarëve, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›