E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistja e verbër që fotografon lëvizjen

Quhet Sonia Soberats dhe ndonëse është e verbër, ka arritur ta transformojë pasionin e saj në art. Sonia, me origjinë nga Venezuela dhe njujorkeze pas adoptimit, arrin të fiksojë lëvizjen pa e bërë statike. Falë një teknike të veçantë, drita pikturon në errësirë.

Por cila është historia e saj? Disa vite më parë Sonia ishte vetëm një nënë beqare me dy fëmijë. Së bijës iu diagnostikua kancer në vezore, ndërsa të birit sindroma e Hodkin. Të dy fëmijët i vdiqën brenda pak vitesh. Ndërkohë gruaja nisi të humbë shikimin për shkak të glaukomës, që brenda pak 6 muajsh e verboi plotësisht. Nisi të frekuentojë një kurs fotografie në Manhattan, që e ndihmoi të krijonte kontakte me njerëz që kishin të njëjtin problem si ajo, e që e kishin fotografinë një mënyrë të shprehuri.

Sonia nuk kap vetëm një moment të veçantë. Nëpërmjet teknikës së saj personale: “Të pikturosh me dritën” ka zhvilluar artin e saj. E gjithçka bazohet në një ndjesi të perceptuar: një aromë, tinguj, apo çdo gjë tjetër. Më pas kthehet në dhomën e errët, ku fal një asistenti printon fotot. Rezultati është një imazh ku mund të shohësh lëvizjen dhe ku ngjyra ngjyros të veçantat e rëndësishme për artisten. Pas përfundimit të punës, asistenti i përshkruan rezultatin. E nëse nuk është “ajo që sheh” Sonia, puna rinis nga e para.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›