Nikçi pret të luajë më shumë

“Natyrisht, për mua nuk është e kënaqshme, sepse jam lojtar ambicioz. Një lojtar me ambicie, që ulet në bankinë, nuk mund të jetë kurrë i kënaqur. Mirëpo, pres zhvillime pozitive në situatën time aktuale”, deklaroi futbollisti pejan për ueb faqen zvicerane bazonline.ch.
“Unë megjithatë jam ende i ri. Mund të përmirësohem dhe të zhvillohem ende. Konkurrenca është enorme, sepse në çdo pozitë janë nga 2-3 konkurrentë, të cilët luftojnë për një pozitë. Kam besim në kapacitetin tim. Jam absolutisht i bindur që trajneri Mirko Slomka do ma japë rastin”, vijoi ai.
Ai insiston se do ta japë maksimumin që ta bind trajnerin se e meriton të luajë më shumë. Ai dëshiron të jetë i fortë mentalisht dhe ta presë rastin. “As Xherdan Shaqiri nuk gjendet në formacionin bazë të Bayernit gjithmonë. Kundër Valencias, edhe pse luajti mirë në Bundesligë ndaj Mainzit, qëndroi në bankinë për 90 minuta. Përmes klubit bavarez, ai ndihet më i fortë mentalisht. Që të dy duhet ta demonstrojmë forcën që e posedojmë”, vazhdoi Nikçi.