Artistja shqiptare e jazz-it, tur në Kanada
20/01/2012 Duket të jetë tashmë një lloj tradite. Padyshim e bukur. Ato janë këngëtare të reja, të talentuara, që marrin nga vendi i tyre tabanin dhe e ndërthurin në stilin e muzikës xhaz. Kjo lloj melodie rezulton tepër e pëlqyeshme dhe origjinale dhe bëhet edhe më e tillë e sjellë nga zëri i tyre. Nëse deri tani kemi folur për Elina Dunin apo për Eda Zarin, duket se tani është koha të flasim për një tjetër artiste shqiptare po kaq të talentuar.
Quhet Fjoralba Turku dhe sonte ka koncertin e saj të parë debutues në Amerikën e Veriut, pikërisht në Edmonton.
Shtypi vendës duket se e ka komentuar tepër pozitivisht prezantimin e këngëtares, ndërsa mirëpret interpretimin në skenë të këngëve të ngritura mbi vijën melodike shqiptare.
“Ashtu si jazz-i zhvillohet në gjysmën e dytë të shekullit, më shumë artistë ndërkombëtarë sjellin aftësinë e tyre unike e të veçantë në muzikë duke e zhvilluar më tej atë”, thuhet mes të tjerash në gazetën e Edmonton, ndërsa artistja shqiptare Turku përshkruhet si një këngëtare që jeton në Munich, “me një tingull të zhdërvjellët dhe një shtysë të patrembur krijuese”.
Ata shpjegojnë se jazz-i për Turkun ishte një largim nga muzika klasike dhe popullore me të cilën u rrit në Shqipëri dhe më vonë, në Gjermani.
Për Fjoralbën vetë, jazz-i është diçka e gjallë. “Ndodh në moment dhe çdo herë që interpreton një këngë, që ajo mund të jetë diçka tjetër. Unë kam gjetur një mënyrë për të sjellë së bashku interesat e mia në të treguarit e historive, në letërsi, në teatër dhe në të kënduar. Ka qenë gjithmonë interesante për mua të dëgjoj dikë të rikompozojë një këngë ashtu siç edhe improvizojnë në të”, vëren Turku.
Turku, vetëm 29 vjeç, ka admirimin të vërtetë për repertorin standard dhe këngëtarët e jazz-it si: Billie Holiday, Cassandra Wilson dhe Esperanza Spalding. Megjithatë, ajo dëshiron të marrë muzikën e saj diku tjetër, në një vend të ri.
“Ka kaq shumë këngëtarë të mëdhenj që bëjnë standardet dhe kështu që mendova se duhet të përfitoj dhe të kem avantazh nga rrënjët e mia. Nuk po përpiqem të bëhem një Ella Fitzgerald e dytë apo Billie Holiday, diçka që kurrë nuk mund të jem. E kam përqendruar interesin tim në jazz, me muzikën me të cilën jam rritur për të ndërtuar diçka që ta kem timen”.
Dhe “e Fjoralbës”, në fakt është muzika shqiptare. E larguar prej moshës nëntëvjeçare nga Shqipëria, për t’iu bashkuar familjes në Mynih, ajo megjithatë ndihet tërësisht shqiptare.
Ajo shprehet se edhe pse e rritur jo në Shqipëri, e ndien se i mungon diçka, sidomos kur vjen dimri, që në Mynih është tepër i gjatë. Dëshira e saj siç është shprehur dikur është të japë një koncert në vendlindje, gjë që në fakt edhe këtë vit nuk mund të realizohet pasi artistja 2012-ën e ka të rezervuar për një turne koncertesh me grupin e saj në Kanada.
Në të gjithë këngët që ajo përcjell, (gjë që duket edhe në dy albumet e saj: “Joshua”, 2010, që e titulloi sipas emrit të të birit dhe “Serene” janar 2012), linja muzikore që ajo sjell është shqiptare, e parë me një shikim të ri. Siç thotë, gjen atë që e prek dhe “provoj t’i jap diçka të veçantë nga vetja ime”.
Thuajse gjysmën e këngëve, Turku i ka kompozuar vetë.
Në shtator 2010, revista “Jazzthing” do të vërente për artisten se “është një emër që patjetër duhet mbajtur mend”.
Ndërsa gazeta e Edmontonit sugjeron të dëgjohet Fjoralba në materialin nga disku i saj i dytë i publikuar kohët e fundit, “Serene”. Sipas saj, aty shquhet “një nuancë e misterit që valëvit ndryshimet melodike lindore”. Por gjithashtu, Turku “shënon dhe sjell një tingull shumë të këndshëm dhe pa zbukurime. Kjo është magjepsëse dhe shumë e kuptueshme”.
Në “Serene” mes disa kompozimeve të reja të këngëtares shqiptare janë edhe disa aranzhime këngësh shqiptare, ndër to edhe “Valsi i Lumturisë” i të madhes Vaçe Zela. Për t’u veçuar janë edhe kompozimet e poezive të Bajronit “There Be None of Beauty’s Daughters” dhe “She Walks In Beauty“ ose në “Marrakech” dhe “Purple Song”, të frymëzuara “nga atmosfera vibruese e “medina”-ve të Marokut e nga bossa braziliane”.
“Si fëmijë, Turku ishte e ekspozuar ndaj një përzierjeje mes muzikës popullore dhe klasike. Babai i saj ishte një violinist klasik, i cili gjithashtu improvizonte në materiale popullore dhe ajo ndoqi shembullin e disa muzikantëve të familjes për të mësuar violinën për argëtim. Do të duhej të mbushte 20 vjeç, kur studionte letërsi në Paris, që të dëgjonte xhaz dhe të merrte mësime vokale për të”, shkruan shtypi, ndërsa tregon për jetën artistike të shqiptares.
E kthyer në Mynih, ajo u regjistrua në konservator për të studiuar jazz. Në vitin e parë të studimeve ajo mori mësime dhe regjistroi me saksofonistin Charlie Mariano si pjesë e një grupi muzikor që shkonte kryq e tërthor nëpër botë. Ajo bëri dy albume me kitaristin amerikan Geoff Goodman, më pas takoi udhëheqësin e saj kryesor, basistin Paolo Cardoso dhe nxorri në qarkullim debutimin e saj solo, “Joshua” në 2010.
Sfera më e gjerë e “Serene” prek në elementet e saj rrënjët popullore shqiptare dhe shumë këngë origjinale. Miku i saj, Cardoso e ndihmoi në grumbullimin dhe prodhimin e dy albumeve dhe ndërsa ai luan bas në kuartet, ajo e sjell këtë muzikë për çifte të shoqëruar në Kanada dhe SHBA, së bashku me pianistin Simon Seidl dhe bateristin Fabian Rosch.