E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti i trefishtë në Fier, në burg drejtuesi i fuoristradës

20/01/2012  Gjykata jep masën e siguri, Habilaj nuk jep shpjegime për ngjarjen tragjike

FIER- Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg pa afat” ndaj autorit të dyshuar të aksidentit automobilistik të mbrëmjes së të hënës, ku si pasojë mbetën të vdekur tre të mitur. F. Habilaj 22 vjeç do të qëndrojnë në masën e sigurisë burg apa afat, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, “largim nga vendi i aksidentit”, “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “drejtim të mjetit pa leje drejtimi”.

Vendimi

Ai nuk ka preferuar të japë shpjegime lidhur me ngjarjen, ndërsa avokati mbrojtës ka kërkuar që ndaj tij të vendoset masa e sigurisë detyrim paraqitje. Sipas avokatit mbrojtës, gjithçka për të cilën akuzohet klienti i tij është një aksident i pavullnetshëm. Por, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg pa afat, duke theksuar faktin se i dyshuari është larguar nga vendi i aksidentit, si dhe ka tentuar të fshehë provat. Pasi gjyqtarët janë njohur me pretendimet e të dyja palëve kanë pranuar si të drejtë kërkesën e Prokurorisë. Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Fierit, ndodhi mbrëmjen e të hënës rreth orës 21:30 minuta në vendin e quajtur “Rrepet”. Dy fëmijë përkatësisht 12 dhe 15-vjeçarë dhe një adoleshent 17-vjeçar kanë mbetur të vdekur, pasi janë përplasur nga një automjet. Policia dyshon se F. Habilaj 22 vjeç, i cili drejtonte një fuoristradë me targa AA 810 CI ka përplasur për vdekje 17-vjeçarin me iniciale G. Shkrela, banues në fshatin Zhupan të rrethit Fier, i cili në momentin e ngjarjes, mendohet se po drejtonte një motoçikletë. Po ashtu, rreth 15-20 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti janë gjetur të vdekur edhe dy fëmijë me iniciale A. Kola 15 vjeç dhe A. Malaj 12 vjeç banues në fshatin Drizë. Po kështu sipas burimeve policore mendohet se i ndaluari në kohën e aksidentit ka qenë dhe i droguar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›