Artizanati në Korçë dhe muzeu i traditës, interes i lartë nga vizitorët e huaj

Artizania dhe kostumografja Lirika Pojani ka krijuar një hapësirë të veçantë, ku tradita, veshjet popullore dhe trashëgimia kulturore e zonës ruhen dhe përcillen ndër breza.
Muzeu i hapur prej saj po tërheq gjithnjë e më shumë edhe vizitorë të huaj, të cilët shfaqin interes për të njohur nga afër historinë, veshjet tradicionale dhe mjeshtërinë artizanale shqiptare.
“Sigurisht, kjo punë e madhe me kostume do të finalizohej në një ambient të veçantë. Tani, së shpejti, në qershor, unë kam hapur galerinë në zemër të Pazarit, ku shikoj interes për të treguar të gjitha kostumet e zonës sonë. I kemi, i kemi Xhevair, i kemi me një vlerë, i kemi Perla, jo vetëm të Korçës, por të gjithë folklorit të Shqipërisë. Turistët, këta të rastësishëm, janë nga Franca, Gjermania dhe Holanda dhe kanë interes” , u shpreh artizania dhe kostumografja, Lirika Pojani.
Përmes punës së saj ndër vite, Lirika Pojani ka mbledhur dhe ruajtur objekte e kostume që dëshmojnë pasurinë e traditës vendase. Vizitorët që ndalen në këtë muze nuk njihen vetëm me veshjet, por edhe me mënyrën se si ato janë punuar dhe me historitë që mbart secili element.
“Ornamentet e kostumit të Kolonjës flasim vetë. Kurse ky këtu është kostumi për djem i Devollit. Ky është terëtirë që bëhet me motive origjinale dhe që qëndiset sipas motiveve që ka jeleku i zonës. Ky është i Devollit, ka të gjitha ornamentet, siç i ka pasur”, tha ajo.
Për Lirikën, muzeu është më shumë se një koleksion objektesh, por dhe një mënyrë për ta mbajtur gjallë traditën dhe për t’ua përcjellë atë brezave të rinj.
Gazetare: G. Manushi
/rtsh.al/