Artizanati, urë lidhëse e turizmit ndërkufitar Shkodër-Mali i Zi
SHKODËR- Shkodra dhe Mali i Zi janë pjesë e një projekti ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Europian, zbatimi i të cilit filloi sot përmes një takimi të zhvilluar në mjediset e Grand Hotel Europa të qytetit të Shkodrës, ku morën pjesë aktorë të dy zonave përkatëse, si dhe përfaqësues të BE.
Kreu i Këshillit të Qarkut të Shkodrës Gjovalin Kolombi, tha se "takimi i sotëm konsiston në prezantimin e projektit të bashkëpunimit në fushën e turizmit, konkretisht artizanatit dhe ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve për bashkëpunim në turizëm nëpërmjet zhvillimit të artizanatit".
Sipas tij, projekti në fjalë i financuar nga Bashkimi Europian, në kuadër të IPA CBC Shqipëri-Mali i Zi, iniciativë kjo e Bashkimit Europian, do të jetë 12- mujor dhe do të fokusohet në fushën e artizanatit, kryesisht në zonën e Zadrimës në Shkodër dhe atë të Podgoricës në Mal të Zi.
"Qëllimi i këtij projekti është promovimi i vlerave të artizanatit në dy rajonet ndërkufitare dhe konsiderohet një test i mirë për bashkëpunimin ndërkufitar, si hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor",- shtoi Kolombi.
Për kreun e Komunës së Gurit të Zi, Broz Marku, njësia vendore e të cilit është e para në rang qarku që ka përfituar nga ky projekt, baza për fillimin e zbatimit të projektit ishte puna dhe trashëgimia kulturore e grave të komunitetit që merren me punime artizanale.
Në projekt parashikohet edhe puna për përgatitjen e një filmi dokumentar përsa i përket vlerave të të dy zonave përkatëse, si dhe do të ketë një botim me vlera etnografike ku do të përfshihen të dy zonat ndërkufitare për të vijuar me një panair final, i cili do të zhvillohet në të të dy zonat përkatëse në Podgoricë dhe Shkodër.
(e.m/ata/BalkanWeb)