E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjetja e eshtrave te Mjedes Londo dhe Nika E pershendesim

Nismën e një grupi intelektualësh të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e eshtrave, deri tani të humbura, të klerikut, albanologut dhe poetit të shquar të letërsisë shqipe, Ndre Mjeda, e kanë vlerësuar edhe shkrimtari Bardhyl Londo dhe Drejtori i drejtorisë së Librit në Ministrine e Kulturës, Ermir Nika.

Londo thotë se madje kjo iniciativë është e vonuar, për vetë vlerat që Mjeda ka për letërsinë shqipe.

Gjithashtu, ai thekson faktin se është mire që edhe eshtrat e intelektualëve të shquar të prehen në vendin e tyre, pasi kështu përmbushet edhe amaneti i tyre.

Ndërsa shkrimtari Ermir Nika thotë se jemi gati ta mbështesim këtë iniciativë.

Poezia e Mjedës shënoi kalimin nga letërsia e Rilindjes romantike, me problematikë kryesisht atdhetare, te letërsia e Pavarësisë, ku mbizotëroi problematika shoqërore dhe realizmi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›