E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bucpapaj poeti i atdheut

Nga erciz Loloci

Ketu e nje vit me pare shtepia botuese Nacional publikoi librin me te ri te poetit publicistit dhe estetit Skender Bucpapajaj Frika nga atdheu qe duhet thene se e ploteson me mire individualitetin e ketij autori te njohur brenda dhe jashte vendit dhe sjell nje ndihmese te ndjeshme ne letrat shqipe. I konceptuar ne shtate cikle Agon nata Rima Shkumbini Ritme Frika nga atdheu Moj e mira dhe Cikel me vete si dhe duke perdorur ne vend te hyrjes nje pergjerate per te ndjeren nene Bucpapaj rivjen para lexuesit me i plote me shumesi motivesh dhe me nje forme artistike qe rralle gjendet ne autore te tjere shqiptare. Megjithese nga nje treve e rendesishme ku nuk mungojne emra te tjere te spikatur te prozes dhe te poezise shqipe Bupapaja ben kujdes te mos perseris askend dhe te depertoje atje ku nuk shkojne koleget e tij te kesaj zone apo edhe te krejt viseve shqiptare. Pavaresisht se cdo cikel ne kete vellim prej treqind faqesh mund te rrije edhe si liber me vete autori duket sikur ka pasur nje ngutje per te trajtuar tema te medha e te vogla per te qene me perfaqesues dhe ne gjithsecilen prej tyre te jape nje mesazh poetik.

Autori ka preferuar ta cele kete vellim me nje poezi per nenen por kushdo qe e lexon sa cmeson per humbjen e nje njeriu te cmuar te vete poetit aq sjell neper mend dhe ikje pa kthim nenash te te tjereve.

Ne 27 maj 2007 nderroi jete ne Tirane kryeqytetin e

Shqiperise Gjyle Bucpapaj nene gjyshe stergjyshe

Keshtu nis pergjerata per nenen qe ka ikur ne muajin e luleve dhe ashtu si ne lindje edhe ne vdekje shoqerohej nga Zoti e sbezanin as zogjte insektet avionet yjet Poeti i jep nje permase kozmike largimit te nenes se tij dhe midis rreshtave nuk ke se si te mos ndjesh edhe kujen. Jo vetem kjo poezi por edhe mjaft te tjera te krijojne ndjesine e pasakte se motivet autobiografike zene vend qendror ne kete permbledhje perpos tyre dha fale titullimit te librit autori do te thote se atdheu fillon nga secili prej nesh nena babai vellezerit te afermit akoma me tej fshati krahina zona ku secili me vete dhe bashke ka pergjegjesine ndaj tij.

Po aq sa motivet autobiografike autofamiljare edhe motivet e mergimit zene nje vend te gjere ne permbledhjen e fundit poetike por Bucpapaj ben kujdes qe te jete sa me origjinal dhe qe kete teme ta shkoje ne funksion te atdheut.

Jo vetem e thjesht nga ky vellim por duke pare tere krijimtarine e Skender Bucpapajt mund te pohohet pa droje se ai eshte  nje krijues i rendesishem  i letrave shqipe. I merguar si poete te tjere te kahershem dhe te rinj kushdo veren lehte se motivi shqiptar eshte i gjithgjendshem vecse ne kete botim ka nje shumllojshmeri te mjeteve shprehese ka me shume elegance fjale cka e ben autorin njesoj te lexueshem si nga bashkekombasit e tij ashtu edhe nga europianet e me gjere.

Nuk ka dyshim se permbledhja me e re e Skender Bucpapajt eshte nje lartesim i poezise shqipe. Autori boton rralle krijimtari artistike por teksa troket me nje vellim te ri menjehere do te terheqe vemendjen e kritikes dhe te lexuesve me rrefimet tronditese te pervojave te tij personale.

NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›