E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artur Miler dhe arti i drames

Intervista

Artur Miler ka jetuar dhe shkruar per nje kohe te gjate ne nje peizazh shume te bukur ne nje ferme diku ne shtetin e Konektikatit. Ai vete u rrit ne Bruklin dhe Harlem por shpesh terhiqej nga peizazhi rural qetesia dhe paqja qe i karakterizon mjedise te tilla. Ne nje shtepi te bardhe te rrethuar me peme ai ka shkruar nje pjese te mire te veprave te tij i shqetesuar vetem nga cicerimat e zogjve dhe disa zhurma te largeta qe percilleshin nga kodrat ne formen e nje jehone.

Brenda kesaj shtepie ndodhej studioja e tij ne te cilen Miller punonte vetem oreve te nates sepse sic thoshte nuk ndihej rehat ne driten e diellit. Ne kete dhome ne vitet 60 ndodhej vetem tryeza e shkrimit nje karrige dhe nje raft i mbushur me libra.

Voznesensky nje poet rus ka thene se per shkrimtarin dhe poetin jane shume te rendesishme ambientet ku punon dhe krijimi i asaj mikroklimes se domosdoshme per te krijuar. Jeni dakord me nje vleresim te tille

Me pelqen nje vleresim i tille. Ne rastin tim parametrat jane ata te duhurit. Nuk jam i zhytur ne nje hapesire te pafund ku mund te humbas koordinatat. Distancat e brendshme dhe te jashtmet te mjedisit tim jane ato te duhurat mendoj.

A mund te na thoni dicka ne lidhje me fillimin e karrieres suaj si shkrimtar

Pjesen time te pare e kam shkruan ne Micigan ne vitin 1935. E kam shkruar gjate nje pushimi pranveror pra pak a shume brenda 6 ditesh. Isha i ri ne ate kohe ndaj guxoja shume dhe guxoja qe te shkruaja mjaft shpejt. Ne ate kohe kisha pare vetem dy drama ndaj nuk e kisha idene se sa te gjata duhej te ishin pjese te tilla. Me pas doli se ishte nja 40 minuta e gjate. Ishte dicka qe nuk e kisha marre seriozisht. Te pakten keshtu tentoja qe ti mbushja mendjen vetes.

Te isha nje dramaturg ishte per mua nje ide maksimaliste. Gjithmone kam menduar se teatri ka qene forma me e mrekullueshme dhe e jashtezakonshme e te shkruarit apo per ata qe duan vertet te quhen mjeshter te te shkruarit. Ka shume pak kryevepra qe mund te cilesohen te tilla per sa u perket pjeseve teatrale kjo nese e krahasojme me artet e tjera dhe zhanret e tjera te letersise.

Cilet kane qete dramaturget qe keni vleresuar me shume kur keni qene i ri

Se pari greket per formen e tyre te perkryer te simetrise. Fillimisht personazhet mitologjike ishin te panjohura per mua dhe e kam pasur te veshtire qe te zbertheja simboliken e pjeseve. Ne fillimet e mia nuk kisha kulturen qe kam sot per te kuptuar se cila ishte madheshtia e vertete e ketyre pjeseve por gjithsesi arkitektura e pjeses per mua ishte pergjithesisht e qarte. Jane pjese qe lene gjurme dhe kane peshe edhe tek me injorantet ndaj jane te medha dhe universale.

Keni qene vecanerisht i terhequr nga tragjedia

Me duket se ka qene e vetmja forme e duhur per te shprehur boten e asaj kohe. Pjesa tjeter ose ishte nje tentative per tragjedi pse nje ikje prej saj. Por tragjedia ka qene kolona kryesore.

Kur shkruat Vdekja e nje shitesi ne nje interviste qe keni dhene jeni shprehur se ndjenja tragjike evokohet brenda nesh kur jemi ne prani te nje personazhi qe eshte i gatshem te jape jeten nese eshte nevoja per te siguruar nje gje dinjitetin personal. A i konsideroni pjeset qe ju shkruani aktualisht si tragjedi moderne

Kam ndryshuar shume here mendje ne lidhje me kete gje. Mendoj se berja e nje krahasimi te drejtperdrejte mes nje vepre bashkekohore dhe nje tragjedie klasike eshte e pamundur per shkak te fese dhe pushtetit qe jane marre si te mireqena dhe jane konsideruar apriori ne cdo tragjedi klasike. Eumlshte si nje ceremoni fetare ku mberrihet objektivi permes sakrifices. Ka te beje me komunitetin qe sakrifikon dike te cilen e adhurojne dhe e percmojne njeherazi ne menyre qe te justifikojne ekzistencen.

Cilat kane qene ato dy pjeset teatrale qe na thate se pate para se te uleshit te shkruanit vete

Kur isha 12 vjec mbaj mend qe ishte ime me ajo qe me coi ne teater nje pasdite. Ne jetonim ne Harlem dhe ne ate kohe atje kishte 2-3 teatro qe jepnin vazhdimisht shfaqje. Mbaj mend se ishte nje shfaqje qe kishte te bente me nje anije te madhe mbaj mend njerez qe ishin duke u mbytur ne skene dhe ulerinin. Per mua ishte shume eksituese dhe zbavitese sepse ishte nje skene jashte se zakonshmes. Pjesa tjeter ishte me kineze dicka me zbavitese dhe ne qender te Nju Jorkut. Mbaj mend qe kinezet kishin grabitur nje bionde te bukur. Nuk kujtoj gje tjeter dhe keto kane qene kryeveprat qe pashe para se te ulesha dhe te shkruaja vete. Por kisha lexuar nderkohe Shekspirin Ibseninin. Sigurisht jo shume.

Nje pjese e madhe e dramave tuaja kane ne qender te tyre marredhenien djale-baba. Keni qene teper i lidhur me babane tuaj

Kam qene dhe jam por mendoj se pjeset e mia ne akt nuk reflektojne ne menyre te drejtperdrejte marredhenien time me te. Per sa i perket nje ati ai eshte nje figure qe misheron dhe ngerthen ne vetvete shume pushtet dhe moral. Nderkohe qe im ate nuk ishte ati i perkryer. Nuk e kam menduar kurre figuren e tim eti si frymezuese sepse nese do ta kisha bere do te isha ndier i bllokuar. Figura e babait eshte mitike. Im ate ka qene nderkohe nje njeri i zakonshem shume me realist nga sa mund te jete nje njeri i zakonshem. Mund ta konsideroja njeriun e fundit ne bote qe mund te kryente nje vetevrasje.

A mendoni se per teatrin shfaqja e kinemase ishte fillimi i nje fundi

Forma fillestare e teatrit u ndryshua nga kinemaja pra ajo qe e konsiderojme si emocionin e drejtperdrejte qe ta jep vetem skena ashtu te ngrohte dhe te drejtperdrejte.

Po televizionin a e shihni si nje mjet te mire per te percjelle dramen te nje shkalle e gjere shikuesish

Nuk mendoj se ka ndonje lloj mediumi qe mund ti afrohet teatrit kur eshte fjala per te percjelle ato emocione apo mesazhe qe i percjell vetem teatri. Por sigurisht qe ka edhe mjete te tjera qe mund te behet percjelles e nje prej tyre eshte edhe televizori. Mendimi im eshte se audienca qe sheh TV eshte gjithmone e ndare. Ndjesia ime eshte qe njerezit qe shohin dicka ne mase reagojne ndryshe nga ata qe e shohin ne nje grup te vogel apo te vetmuar. Nuk ka te beje me sasine por me cilesine e perjetimit qe ne grup per mendimin tim eshte me e madhe se sa kur je vetem. Megjithate kjo nuk eshte thelbesore ne te perjetuarit e nje drame ne ekran.

A mendoni se aktualisht jeta e amerikaneve sot me shume se kurre eshte e projektuar ne drejtim te suksesit personal

Po. Sot eshte shume me e fuqishme kjo tendence se kur une shkruaja Vdekja e nje shitesi. Mendoj se eshte ne kufijte e cmendurise. Nuk ka me perspektive.

A mund te shfaqen serish format strikte te aplikuara nga Molieri ne teater

Nuk mendoj se format e vjetra mund te perseriten ne kohet e reja sepse ato u krijuan per te shprehur momentet e nje kohe qe nuk eshte me. Per shembull une vete nuk mund te shkruaj kurre me Vdekja e nje shitesi ose edhe vepra te tjera qe i kam shkruar. Secila eshte e ndryshme dhe u perket e perkon me nje kohe te caktuar.

Keni ndonje perfytyrim ne lidhje me evoluimin tuaj qe nga zanafilla Per sa u perket formave dhe termave

Une vazhdoj qe te eci. Para dhe mbrapa. Per fat me shume para se sa mbrapa. Para se te shkruaja pjesen time te pare qe pati vertet sukses kam shkruar 14 ose 15 pjese per teater dhe per radio. Pjesa me e madhe nuk kane qene realiste. Ishin pjese metaforike apo simbolike disa kane qene ne vargje. Me pas erdhi Te gjithe djemte e mi ose sic mund ta quaj fati im. Te tjerat pasuan kete sukses por jane pak a shume e njejta natyre. Ne pergjithesi perpiqem qe te krijoj nje te tere nga pjeseza te vogla.

Interviste e vitit 1966

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›