E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa pa surpriza te medhate nuk gabojne

Fitore jashte fushe per Dinamon Tiranen e Vllaznine qe jane prane kualifikimit

Ndeshjet e para ne turin e 1/8-ve te Kupes se Shqiperise jane mbyllur pa surpriza. Te medhate nuk kane bere hapa fals ndersa pjesa me e madhe e ekipeve qe pretendojne te konkurrojne deri ne fund per trofeun e dyte per nga rendesia kane bere nje hap te sigurt drejt kualifikimit. Me fitoret ne fushe kundershtare Dinamo e Tirana ne Grupin A por edhe Vllaznia ne Grupin B e shohin veten prane kalimit ne turin e trete qe perkon me cerekfinalet. Megjithate rezultate te kenaqshme kane regjistruar edhe Flamurtari Besa e Laci te cilat do te synojne te presin bileten ne ndeshjet e kthimit me 8 dhjetor qe do ti zhvillojne ne shtepi.

Ne Grupin A spikat mbi te gjitha fitorja e Tiranes ne Velipoje. Bardheblute i kane zbatuar me rigorozitet keshillat e trajnerit Nevil Dede per te mos bere gafa dhe nuk i lane asnje shans vendasve te Ades. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-3 per kryeqytetasit qe praktikisht mund te cilesohen te kualifikuar. Pas golit ne debutim ne sfiden e kampionatit me Elbasanin sulmuesi i talentuar Morina ka gjetur serish rrugen e rrjetes 17-vjecari hapi serine e golave ne te 58-en. Ne dhjete minutat e fundit te ndeshjes lavdi ka pasur edhe per te riun Hajdari qe me dygoleshin e realizuar vulosi dominimin e Tiranes. Fitore ka regjistruar edhe Dinamo ne fushen e Kamzes. Ndeshja perfundoi me rezultatin 2-3 ne favor te bluve te drejtuar nga Luis Manuel Blanko ndersa fakti interesant eshte se 4 nga 5 golat jane shenuar ne 9 minutat e fundit te takimit nga dy per secilen skuader. Emilian Vila ishte heroi i kampioneve ne fuqi te Shqiperise mesfushori i Kombetares realizoi dy gola. Vetem barazim 0-0 ne sfiden e luajtur ne Ballsh ndermjet Bylisit dhe Flamurtarit. Mallakastriotet nuk e bojkotuan Kupen ashtu si kishin kercenuar fillimisht por kane vendosur te mos luftojne me te gjitha forcat duke qene se jane te perqendruar te mbijetesa ne Superiore. Ne anen tjeter ky barazim i shkon mjaft per shtat Flamurtarit qe synon kualifikimin ne ndeshjen e kthimit.

Ne tri ndeshjet e luajtura ne Grupin B vetem Vllaznia ka siguruar fitore. Shkodraneve u ka mjaftuar nje rrjete e Shtubines ne te 60-en per te mposhtur Elbasanin. Ne kete menyre Elbasani i shume problemeve vonesa me rrogat kercenimet disa titullareve per tu larguar dhe vendi i fundit ne Superiore heq dore nga ky trofe. Nderkohe triumfi ne Ruzhdi Bizhuta e ben me te lehte kalimin e skuadres se Joses ne cerekfinale. Vetem barazime per dy elitare te tjera Besen dhe Lacin. Kavajasit jane kenaqur me rezultatin 0-0 ne fushen e Lushnjes ndersa kurbinasit e mbyllin ndeshjen me Gramozin ne barazim 2-2 pavaresisht se deri ne minuten e 80-te kryesonin bindshem me golat e Kajes dhe Kastratit.

Sot do te zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura te turit te dyte te Kupes. Ne Grupin A Kastrioti pret ne fushen e tij Shkumbinin ndersa ne Grupin B Teuta udheton drejt Korces per tu ndeshur me Skenderbeun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›