Artur Zheji: Rama, më i vështiri për t’u menaxhuar “live”. Pse mungoi Berisha

TIRANE-"13 vite më parë, në një ditë zhegu si këto, me një diktofon në dorë ngjita shkallët e pasme të Pallatit të Kulturës. Punoja si reporter i ri në dashurinë e parë profesionale, gazetën “Koha Jonë”, dhe mezi arrita t’i shkëpus një intervistë të shkurtër Artur Zhejit. Atëherë ai ishte një “shinning star”, sepse ruante ende famën e ’99-ës dhe emisionit “Luftë apo Paqe” në TVA. E mora intervistën, e zbardha gjithë qejf dhe përmes një lapsusi të mendjes, titullin ia vura: “Gjergj Zheji: ...” Arturi me siguri e ka harruar atë intervistë, që e dha vetë, por që mori autorësinë e xhaxhait, shkrimtar e përkthyes i njohur. Sot, unë kam rastin ta shlyej gabimin.
Z. Zheji, sapo mbyllët një sezon të suksesshëm televiziv me emisionin “360 Gradë” në “News 24”. Kishit shumë vite që i ishit larguar rolit të moderatorit në studio; a keni pasur ndonjë moment dyshimi për mënyrën se si do t’ju priste publiku?
Dyshimi është një ndjesi që pasohet nga përgjegjësia. Përgjegjësia për të mbërritur një nivel përfaqësimi sa më dinjitoz në një xhungël mediatike të superpopulluar. Konkurrenca e sotme është e ashpër dhe e mirëpaguar. Kisha 11 vite që isha larguar nga poltrona e moderatorit dhe e ideatorit të një formati televiziv. Formati, më duhet të nënvizoj se është krejtësisht origjinal dhe nuk është në asnjë detaj kopje apo imitim i një formati të huaj përshtatur në shqip. Nuk kam asnjë problem me të punuarit mbi një kopje formati të huaj të debatit politik, por nëse e theksoj kjo është pa dyshim një e drejtë. Mendoj se sfida u përballua me sukses, shumë të dhëna të drejtpërdrejta dhe të tërthorta e vërtetojnë këtë. Duke lënë për një moment modestinë mënjanë, mund të them se rezultati nga njëra anë dhe mirëpritja e publikut u kurorëzuan në një të vetme, duke përmbysur parashikimet ogurzeza të disa botuesve dhe disa kolegëve të hutuar. Është një gëzim kur kupton se je i mirëkuptuar nga publiku, pavarësisht vërejtjeve jo të rralla që mbërrijnë prej tij hera-herës.
Në përfundim të sezonit, nëse do t’ju kërkohej të ritransmetonit një emision për shikuesit, kë do të sugjeronit?
Padyshim emisionin që kemi bërë për drejtësinë e padrejtë që mbizotëron ende në Shqipëri. Drejtësinë që liron vrasësit serialë për një grusht para, duke vrarë kësisoj edhe atë pak drejtësi të mbetur. Por po ashtu edhe intervistat e gjata dhe të tendosura me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Këto intervista zbërthenin substancën e një pushteti të ri që po afrohej, përmes një vote spektakolare të shqiptarëve që askush nuk e parashikoi në këto përmasa.
Cili personazh ka qenë më i vështirë për t’u menaxhuar “live”? Me kë ka shkuar biseda fjollë?
Personazhi më i vështirë ishte padyshim Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili, në dy orë e gjysmë duhej të ngjishte një program të gjerë dhe shumë kompleks, që kishte si pikësynim krijimin e besimit te shqiptarët për atë që mund të quhet vota ‘totale’, vota për të qeverisur gjithë Shqipërinë. Një ambicie dhe një ëndërr e vjetër e Ramës. Në këto raste politikani priret të jetë i tendosur, sepse pyetjet dhe kundërargumentet e gazetarit i ngjajnë si gurë apo si pengesa të ‘kota’ që ndalojnë vërshimin e vrullshëm të ideve dhe pasioneve. Ndodh pra gjithmonë një keqkuptim i garantuar ndërmjet gazetarit që vesh kostumin e ‘zërit të popullit’ të heshtur, që qëndron nga ana tjetër e kamerës, dhe kandidatit për pozicionin e Njëshit, i cili ka bindjen dhe forcën sugjestive, se ajo që ai mendon dhe gjykon, pikërisht ajo dhe asgjë tjetër, është më e vërteta dhe më e vlerta gjë e kësaj bote. Kjo kontradiktë shpërthen hera- herës në nervozizëm dhe në një pothuajse antagonizëm, që sipas meje është një përplasje profesionale dhe e domosdoshme. Përndryshe, Kryetari i PS-së dhe çdo kryetar tjetër, do të mbante veçse një fjalim, si të gjitha fjalimet e shpenguara të kryetarëve...
Ndërsa biseda fjollë është zhvilluar me Ilir Metën. Sepse ai, tash e sa kohë, ka aplikuar si metodë të komunikimit publik, çtensionimin e debatit publik dhe shmangien me një buzëqeshje qoftë edhe të zorshme, të pyetjeve të ashtuquajtura “të këqija”. Për shembull, kur i nënvizova një nga batutat e mia të ripërsëritura për të në këtë fushatë të gjatë dhe plot të papritura, se: “Ilir Meta, i di vetë punët e veta!”, ai, Ilir Meta pra, bëri një pauzë të shkurtër, brenda së cilës u mat disa herë të thoshte diçka, pastaj në kuadrin e një vetëkontrolli të plotë, heshti dhe shtoi si garniturë një buzëqeshje të padeshifrueshme por njëkohësisht aprovuese. Sepse Meta, me sa duket ia ka mbërritur t’i zhysë thellë e më thellë, në brendësi të tij, emocionet dhe nervat e tendosura, që për dikë që e njeh, e di që nuk i mungojnë.
Një vështrim tek panelet; bilancit duket se i mungon kryeministri Berisha. Pse s’ka qenë i pranishëm, ju vjen keq për këtë?
Berisha në qasjen e tij mediatike bëri një zgjedhje dhe një zgjidhje ndryshe. Në të drejtën e tij! Mirë do të ishte të vinte. Kisha përgatitur një cikël pyetjesh interesante dhe besoj origjinale. Respektoj përzgjedhjen e tij. Por mendoj se mosardhja e tij në ‘360 Gradë’ nuk e dëmtoi emisionin. Ndoshta dëmtoi atë vetë, sepse humbi një mundësi për të shprehur diçka më të thellë të vetes së tij si politikan dhe si njeri i lexuar. Do të kish qenë një ‘hard talk’ i hatashëm. Por ja që nuk ndodhi, për arsyet që i di vetëm Sali Berisha.
Edhe vetë kam qenë dëshmitar i debateve të ashpra dhe në ndonjë rast, i kontakteve fizike që kanë ndodhur mes të ftuarve në “360 Gradë”. Si keni arritur ta menaxhoni tensionin e panelit në këtë vit elektoral?
Në radhë të parë, më ka ardhur mirë që këto kontakte fizike nuk kanë ndodhur ‘live’. Ndonëse tundimi i audiencës është i tillë që e lyp këtë gjë hera-herës, më vjen prapë mirë që ndodhën me kamera të fikura. Sherret fizike janë fundi i argumentit dhe dështimi i logjikës. Janë tërheqëse, por sidoqoftë mbeten vetëm episode që nuk lidhen me emisionin dhe brendinë e tij reale.
A i ndiqni ritransmetimet e emisioneve tuaja? Po emisionet politike “rivale”?
Sigurisht që i ndjek, pjesërisht kuptohet. Duke ndjekur kolegët, kuptoj mjaft mangësi të emisionit tim dhe kjo më ndihmon në vetëpërmirësim. Ashtu si dhe konstatova me kënaqësi mjaft herë, se edhe ‘360 Gradë’, kish tashmë influencën e vet mbi ato emisione, në shumë drejtime.
A ju ka shkuar në mendje të shkruani libra, kujtime?
Libra po, kujtime ende jo. Sepse mendoj se kam ende ca gjëra për të bërë kur të ‘rritem’ edhe ca. Nëse realizoj disa projekte që kam ndërmend, besoj se do të fle më i qetë dhe do të zgjohem me më shumë gëzim. Kjo pyetje është një gisht i vendosur mbi plagë, një plagë që dhemb përderisa shërohet. Dhe shërohet veçse duke shkruar.
Përpos përkushtimit në televizion, ju jeni i pranishëm në shtyp me opinione dhe analiza. Në këndvështrimin tuaj, një gazetar që krijon, ka nevojë për burime frymëzimi të përhershme, apo intelekti, kultura dhe talenti i mjaftojnë për të ruajtur standardin e nevojshëm?
Një nga çelësat magjikë është padyshim të dish të bashkëpunosh dhe të dish të jesh interaktiv. Unë kam pasur gjithë jetën time një burim të pashtershëm dijesh dhe sintezash tek babai im Petro Zheji. Shumëkush këtë ma ka përfolur si një avantazh të cilin unë nuk e kam shfrytëzuar aq sa duhet dhe kjo është e vërtetë. Në këtë prizëm unë mundohem të gjej të ‘çara’ të ndryshme në debatin politik apo social, që shkojnë përtej të përditshmes, mundësisht sa më përtej. I mirërritur në një familje shqiptare dhe me ndjesinë që të qenit shqiptar nuk është një mëkat, por përkundrazi, një diçka e rëndësishme dhe pozitive, së paku pra një premisë e barabartë me të gjitha kombet e tjera të qytetëruara të botës, kam kapërcyer pa komplekse shumë tundime që i shndërrojnë ca si ne të priren kah majmunllëku. Më mirë, më thjesht, por e jotja. Sot në botë ka shumë skema të gatshme televizive, të cilat mund të kopjohen me sukses. Por një kopje mbetet gjithmonë një kopje, sado e përsosur të jetë ajo. Talenti? Mendoj se kam ca prirje, por hapësira e një emisioni televiziv politik, është e ngushtë për të shpalosur gjithë sa mundesh. Të shohim enigmën e sezonit që vjen...
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)