Shkodër, asgjësohen 1486 rrënjë kanabis në fshatrat Dush e Pult
SHKODER- Strukturat e Drejtorisë Policisë Qarku Shkodër, në zbatim të masave të marra për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, kanë mundur të asgjësojnë sot 1416 rrënjë bimë narkotike, e dyshuar si kanabis sativa, e cila ishte e kultivuar në gjashtë parcela të ndryshme në thellësi të fshatit Dush të Komunës Qerret në Pukë.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër, bimët ujiteshin me një tubacion plastik që merrte ujin nga rrjedhat e malit dhe lartësia e këtyre bimëve kishte mbërritur nga 50 cm deri në 2 metër.
Po në kuadër të këtij operacioni, nga forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër është ushtruar kontroll në Komunën Pult të rrethit Shkodër, ku në dy parcela u gjetën 70 rrënje bimë narkotike Canabis Sattiva, të cilat u asgjësuan.
(er.nu/BalkanWeb)