E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu-Berishës: Strategjia e Mbrojtjes së SHBA-së

Në këtë kuadër, ai e njohu Kryeministrin Berisha me Strategjinë e re të Mbrojtjes së SHBA, të prezantuar pak ditë më parë nga Presidenti Obama.

 Ambasadori Arvizu u ndal në drejtimet kryesore të strategjisë, në të cilat theksohet një angazhim më i madh i SHBA ne Azi, vazhdimi i angazhimit nëpërmjet partneritetit në Lindjen e Mesme dhe ritheksim i rëndësisë themelore që Evropa dhe NATO ka në strategjinë globale të SHBA. Nga ana e tij, Berisha çmoi si më rëndësi për paqen dhe stabilitetin në botë, fokusimin më të madh të kësaj strategjie drejt Azisë.

Duke vlerësuar lart rolin e SHBA dhe NATO-s në Evropë, në zgjidhjen dhe stabilizimin e konflikteve në rajonin e Evropës Juglindore, në dy dekadat e fundit, Kryeministri nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të mbajtjes në të ardhmen të pranisë së SHBA dhe të NATO-s në Rajon, si një kusht i rëndësishëm për garantimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik të këtij rajoni.

Gjithashtu, Berisha ritheksoi angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrimet e saj, në kuadrin e NATO-s, si dhe përkrah aleatit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kudo që kjo të jetë e nevojshme. /Start/

                                                                                             2012-01-09 14:21
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›