E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti të zgjidhet me konsensus

 Kështu deklaroi sot ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, i cili zhvilloi një takim me Avokatit e Popullit, Igli Totozani.

Pas takimit, ai tha se është duhet konsensus edhe në këtë rast. “Është e rëndësishme të shtrohet rruga për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe vizita që pata sot me Avokatin e Popullit tregon se ajo që nevojitet për të shfrytëzuar këtë rrugë mbetet konsensusi dhe dialogu që sot janë mundshme për tu realizuar. 127 votat që Totozani mori janë një fakt inkurajues dhe i rëndësishëm, pasi tregon vendosjen e besimit për një kauzë të rëndësishme siç është e drejta e njeriut dhe shtetit ligjor, dhe shpresoj të kemi një konsensus për presidentin sapo të kemi kandidatët e parë”, deklaroi Wollfarth.

Kjo është deklarata e parë e tij e drejtpërdrejtë, në korrik pritet të zgjidhet Presidenti i ri. /Start/

                                                                                             2012-01-09 15:09
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›