Kukës, pesë komuna ende të bllokuara

Temperaturat mjaft të ulëta kanë bërë dëbora të mos shkrijë.
"Pavarësisht se të gjitha akset nacionale rrugore janë të kalueshme, problem kemi rrugët që lidhin komunat e thella të Shishtavecit, të Zapodit, Kalisit, Grykë Cajës dhe Arrnit, që vazhdojnë të jenë të izoluara si rrjedhojë e dëborës së rënë dhe erërave të forta, që kanë krijuar grumbullime dëbore duke mbajtur të izoluara fshatrat e thella të këtyre komunave", tha prefekti i Qarkut të Kukësit, Elez Maçi.
Lëvizja e mjeteve në segmentin e autostradës Morin- Kukës - tunel, në aksin rrugor Kukës - Krumë dhe Kukës - Qafë Shllak tashmë është normalizuar, ndërsa vazhdon të hidhet kripë e skorje në shumë segmente të këtyre akseve rrugore për shkak të shtresave të akullit, që janë ende të pranishme.
Pavarësisht punës për rihapjen e rrugëve, erëra e forta sjellin borë mbi rrugë, duke e bllokuar sërish. Punonjësit e policisë rrugore kanë dhënë ndihmesë në drejtim të normalizimit të lëvizjes së mjeteve në akset kryesore rrugore, duke shtuar postoblloqet në të gjitha akset rrugore, si dhe nuk kanë lejuar lëvizjen e mjeteve pa pajisjet dimërore. Kjo ka bërë që deri tani të mos jetë regjistruar ndonjë aksident automobilistik. /Start/
2012-01-09 13:49