Radhë emigrantësh në Kapshticë
Sërish radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës. Pala shqiptare ka shtuar sportelet duke punuar me 9 të tilla, ndërkohë që pala greke punon vetëm me 3 sportele.
Menjëherë sapo kaloi festa e madhe e ndërrimit të viteve, në pikat doganore të vendit nisi sërish qarkullimi masiv i udhëtarëve.
Kapshtica ka qenë pika më e populluar nga emigrantët. Ende ka një fluks të dendur të udhëtarëve në dalje me palën greke që punon me më pak sportele, krahasuar me palën shqiptare, duke krijuar vështirësi për kalimin e kufirit.